Thursday, July 18, 2013

Fëmija mbretëror, Elizabeth kërkon të nxitojë

Fëmija mbretëror, Elizabeth kërkon të nxitojë
Mbretëreshës Elizabeth nuk i intereson shumë gjinia e princit të ardhshëm të Anglisë, por kohë se kur ai/ajo do të lindë. 

Monarkja britanike tha se dëshiron që foshnja të lindë sa më parë, sepse ka për të marrë pushimet më pas.

Mbretëresha u takua me një grup fëmijësh në Lake District, në veri perëndim të Anglisë. Kurioze për dëshirën e Elizabeth, një vajzë 10-vjeçare e pyeti atë nëse preferonte që foshnja që pritet t’i bashkohet familjes mbretërore së shpejti të ishte mashkull apo femër?

“As që më shkon ndërmend kjo, përsa kohë fëmija lind para se unë të nisem për në Balmoral”, ishte përgjigjja e Mbretëreshës.

Elizabeth niset për pushime në Balmoral pas nëntë ditësh dhe shpreson që brenda këtij afati kohor të lindë fëmija i Will dhe Kate.

No comments:

Post a Comment