Monday, July 8, 2013

Në shitje fotot e Kate Moss

Londër - 
Supermodelja Kate Moss është ndër  personat më të fotografuar në botë. Tani disa prej  fotove të saj më të famshme do të shiten nën çekiçin e  Shtëpisë së Ankandeve "Christie". Në shitje do të përfshihen fotografi të realizuara nga Allen Jones dhe imazhe nga fotografë të njohur si Annie Leibovitz, Bruce Weber, Mario Testino, Sam Taylor-Wood dhe Irving Penn. Fotot janë pjesë e arkivit të koleksionistit gjerman  Gert Elfering, nën emrin Moss "Ikonë e Gjallë".

"Kate është muza e fundit moderne dhe ne do të shohim imazhet e saj në muze dhe koleksione private në vitët e ardhshme", ka thënë ai. Tani 39 vjeç Moss, fitoi famë që në adoleshencë, në vitet '80. Imazhet e Kate do të shiten më 25 shtator në Shtëpinë e Ankandeve "Christie" në Londër.

No comments:

Post a Comment