Monday, July 8, 2013

Një tjetër ish për Clooney

Një tjetër ish për Clooney
Pas dy vitesh është shuar dashuria mes Stacy Keibler dhe Geroge Clooney. Aktori dhe mundësja amerikane nuk janë më bashkë. 

Të paktën kështu shkruhet së fundmi në mediat gossip përtej Atlantikut. Shkas për këto shkrime është bërë festimi i 4 korrikut veç e veç i Keibler dhe Clooney. Ata nuk janë parë bashkë në ditën më të rëndësishme të Amerikës…dhe kjo nuk është pak.

Por ajo që e bën lajmin akoma më të besueshëm është CV-ja e Clooney, i famshëm tashmë për lidhjet e tij të shumta e të shkurtëra.



Aktori u njoh me Keibler në 2011-ën, por vetëm në tetor të vitit të kaluar zyrtarizuan lidhjen e tyre.

Kujtojmë se po dy vjet zgjati edhe lidhja e tij e mëparshme me vajzën italiane të spektakleve, Elisabeta Canalis.


      Clooney dhe Elisabeta Canalis. Lidhja mes tyre zgjati nga 2009 deri në 2011  

No comments:

Post a Comment