Monday, July 8, 2013

Tom Cruise "i shkruan" Holmes

Los Angeles - 
Tom Cruise raportohet se i ka shkruar një letër të përzemërt Katie Holmes një vit pas ndarjes. 12 muaj pas ndarjes, burime pranë  aktorit thonë se ai ka ndërmarrë një hap befasues duke i shkruar ish bashkëshortes në përpjekje për të rilindur shoqërinë nëse jo më shumë.

"Ai ka shkruar një letër emocionale. Mendoj se këtë ai e ka bërë për shumë arsye, por në veçanti për afrimin e korrikut. Duket se përfundimisht ai e ka kuptuar se Katie është dashuria e jetës së tij. Ishte i shokuar kur ajo e la edhe pse ai i kishte injoruar shenjat të tilla, por në fund Tom ka kuptuar arsyet pse ajo i dha fund gjithçkaje", ka thënë një burim për revistën britanike "Look".

I njëjti burim shtoi se Tom vendosi t'i shkruante pasi e dinte se ajo nuk do t'i përgjigjej në telefon. Ndërkohë duket se përpjekja e Cruise ka pasur efekt tek 34 vjeçareja, pasi sipas burimeve pranë saj, ajo është "prekur shumë" nga letra e 51 vjeçarit. Çifti u shkurorëzua korrikun e vitit të kaluar.

No comments:

Post a Comment