Tuesday, July 16, 2013

Kinë, iPhone-i vret 23-vjeçaren

Kinë, iPhone-i vret 23-vjeçaren
I bie zilja e iPhone 5-ës teksa ishte në karikim, përgjigjet dhe papritur një valë korrenti i merr jetën. Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe viktima është një stjuardesë 23-vjeçare. 

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja britanike “Daily Mail”, sipas të cilës Ma Ailun, ish-punonjëse e “China Southern Airlines”, ka marrë një elektroshok të dhunshëm nga celulari.

Ajo ka rënë në tokë, është shoqëruar menjëherë në spital nga njerëzit e afërt, por mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë.

“Apple” ka reaguar menjëherë duke njoftuar se ka nisur një hetim të hollësishëm për të kontrolluar sigurinë e produktit më të shitur të saj.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga ky incident tragjik dhe i bëjmë ngushëllimet tona familjes Ma. Do të bëjmë një hetim të thellë dhe do të bashkëpunojmë me autoritetet”, ka deklaruar “Apple” përmes një email-i.

Lajmi për vdekjen e asistentes së fluturimit, vetëm 23 vjeç, është publikuar edhe nga agjencia zyrtare kineze “Xinhua”, që saktëson se vajza jetonte në rajonin perëndimor Xinjiang. 

No comments:

Post a Comment