Tuesday, July 16, 2013

Dhimbje koke dhe zëra, zbulon insekte brenda veshit

Dhimbje koke dhe zëra, zbulon insekte brenda veshit
Rochelle Harris, 27 vjeç nga Britania, udhëtoi së bashku me të dashurin e saj për disa ditë pushimi në Peru. Në kthim ajo filloi të ndjejë dhimbje të forta koke, të cilat fillimisht ia faturoi ndryshimit të klimës. 

Me rikthimin në shtëpi dhimbjet nisën të përforcoheshin, kishte dhimbje në fytyrë, dëgjonte zhurma në kokë dhe sekrecion nga veshi i saj i majtë.

Përballë kësaj situate, 27-vjeçarja vendos të kryejë një vizitë më të specializuar tek mjeku specialist. Ky i fundit fillimisht dyshoi thjesht për një infeksion të lehtë në vesh, një sëmundje e zakonshme që kurohet lehtësisht.

Por kur me ndihmën e aparaturave pa se cfarë shqetësonte 27-vjeçaren, mbeti i habitur. Veshi i saj ishte shndërruar në habitat për larvat e lëshuara nga një lloj insekti fluturues që rritet në Peru. Larva ushqehej me mish dhe kishte dëmtuar 12 mm nga indi i veshit të majtë të Rochelle.



               Insekti fluturues, larvat e lëshuara prej të cilit janë mishngrënëse            

Fatmirësisht gjithcka shkoi mirë për 27-vjeçaren dhe larva mishngrënëse u hoq pa shkaktuar asnjë dëm për të. Mjekët thanë se për punë ditësh, paraziti do të kishte dëmtuar një nerv që do t’i paralizonte fytyrën Rochelle.



         Njëra nga 8 pjesëtaret e familjes së larvave të nxjerra nga veshi i Rochelle

I gjithë operacioni i pastrimit të 27-vjeçares është kryer në praninë e kamerave të Discovery Channel. Fatmirësisht larvat nuk ishin përhapur në pjesën tjetër të trupit dhe sot Rochelle, pasi falenderon grupin e mjekëve që u kujdesën për të, thotë se nuk ka më dhimbje kokë, nuk ndjen më zhurma brenda kokës së saj dhe as dhimbje në fytyrë.



Pas skanimit, pjesa me të kuqe përparimi i larvave në drejtim të trurit. Kanë dëmtuar 12 mm ind brenda veshit 

No comments:

Post a Comment