Tuesday, July 16, 2013

Të çmendur apo heronj?

Të çmendur apo heronj?
Një grup atletësh të moshave dhe kombësive të ndryshme vendosën të përshkojnë 217 kilometra me vrap. Sfida e tyre është e vështirë, por bëhet akoma më shumë po të mendosh itinerarin dhe kushtet atmosferike nëpër terrenin ku do vrapohet e ecet. 

Bëhet fjalë për “Badwater UltraMarathon”, ose vrapimi përmes “Luginës së Vdekjes” (Death Valley) në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara. Jo më kot quhet Lugina e Vdekjes…temperaturat në këtë zonë të SHBA, që është nën nivelin e detit, shkojnë deri në 55 gradë celcius.

Destinacioni i atletëve (quajini të çmendur ose heronj, si të dëshironi) është Mali i Bardhë në Kaliforni, maja më e lartë e Shteteve të Bashkuara.





 

No comments:

Post a Comment