Tuesday, July 16, 2013

Peshkaqeni sulmon 5 metra nga bregu

Peshkaqeni sulmon 5 metra nga bregu
Një 15-vjeçare humbi jetën, e shqyer nga një peshkaqen, ndërsa notonte në ishullin e Reunionit, territor francez i ndodhur në Afrikën Juglindore dhe i lagur prej Oqeanit Indian. 

Megjithatë, lajmi i vërtetë nuk është fatkeqësia e adoleshentes, një shtetase franceze, por fakti se ky është sulmi i regjistruar më pranë bregut ndonjëherë, në historinë e sulmeve të peshkaqenëve.

Adoleshentja, në momentin e agresionit fatal ishte duke notuar vetëm PESË METRA larg bregut.

Forcat e rojes bregdetare mbërritën menjëherë në ndihmë të saj, por mundën të rikuperonin vetëm një pjesë të trupit të pajetë të 15-vjeçares.

”Një sulm i tillë është me të vërtetë befasues, pasi kurrë më parë një peshkaqen nuk ka mbërritur kaq pranë bregut. Mendohej se diçka e tillë ishte e pamundur”, deklaroi Gina Hoarau, drejtore e Sigurisë Publike në Reunion.

No comments:

Post a Comment