Friday, July 12, 2013

Zbulohet “planeti blu” jashtë sistemit tonë diellor

Zbulohet “planeti blu” jashtë sistemit tonë diellor
Planeti HD 189733 i kapur nga teleskopi Hubble
Listës së atyre që astronomët i quajnë “planete blu”, që deri më tani përbëhej vetëm nga Toka dhe Neptuni, iu shtua një tjetër planet. 

Shkencëtarët zbuluan një planet me përmasat e Neptunit që ndodhet jashtë sistemit tonë diellor. Planeti, i pagëzuar me emrin HD 189733, 63 vite dritë larg tokës. Ai është në përmasa të krahasueshme me Jupiterin, ndërsa ngjashmëria e vetme me Tokën, është vetëm ngjyra blu, asgjë tjetër.

Astronomët besojnë se ngjyra blu e tij i faturohet pranisë së qelqit në atmosferën e këtij planeti. Për shkak të distancës së afërt me yllin e tij, temperatura e HD 189733 shkon deri në mijëra gradë celcius, ndërsa erërat në sipërfaqen e planetit kapin shpejtësinë ekstreme prej 7 mijë kilometrash në orë.

“E kemi të vështirë të përcaktojmë faktorët që i japin ngjyrë planeteve të sistemit tonë diellor, imagjinoni të përcaktojmë saktë faktorët e një planeti jashtë këtij sistemi”, thotë Frederic Pont, nga Universiteti i Eksterit në Angli.

Megjithatë identifikimi i planetit të ri shihet si një hap përpara në studimin e planeteve të reja jashtë sistemit tonë diellor. 

No comments:

Post a Comment