Friday, July 12, 2013

Përshkon 5 mijë km në karrige me rrota

Përshkon 5 mijë km në karrige me rrota
5 mijë kilometra të përshkuara në një karrige me rrota. Kjo është nisma e Gabriel Cordell i nisur nga brigjet e Paqësorit në muajin prill. 

I paralizuari Cordell mbërriti në Nju Jork pas 99 ditësh udhëtim me karrigen me rrota duke shfrytëzuar vetëm fuqinë e krahëve, pa përdorur asnjë mjet teknologjik.

Ai u nis nga Santa Monica në Kaliforni më 1 prill i shoqëruar nga një grup miqsh, mes të cilëve edhe Lisa France, një producente dokumentarësh, nga e cila lindi edhe ideja e filmit “Roll With Me”.



“Kur mora vendimin për këtë aventurë, nuk kisha asnjë dollar, vetëm vullnetin dhe karrigen time me rrota. Lisa besoi tek mua dhe bëri çmos që kjo të realizohej. Unë e falenderoj shumë. Ajo është për mua një motër e dytë”, deklaroi vete Cordell pas mbërritjes në Nju Jork.

Gabriel Cordell ka lindur në Libi dhe u rrit në West Hempstead në Nju Jork, ku u vendos familja e tij emigrante. Në moshën 22-vjeçare, një aksident i rëndë rrugor do t’i ndryshonte përgjithmonë jetën duke e lënë të paralizuar.

No comments:

Post a Comment