Tuesday, July 16, 2013

Si të shmangim teknostresin

Si të shmangim teknostresin
Si të rizbulojmë kënaqësinë e vetmisë, apo të “zhdukemi” për pak kohë, gjë të cilën e anashkalojmë duke pasur me vete telefonin celular, që tregon gjithmonë ku ndodhemi. 

Fikja e celularit në momentin që jemi në plazh dhe qëndrimi online vetëm për gjysmë ore në mbrëmje janë këshillat më të mira për të shmangur që tabletat dhe telefonat smart të “vjedhin” pjesët jetike të pushimeve tona.

Sipas ekspertëve, pushimet duhet të jenë momenti për të rigjetur kënaqësinë e kontaktit njerëzor, të afrimit me persona të rinj, duke lënë mënjanë kontaktet dixhitale përmes rrjeteve sociale, postës elektronike apo formave të tjera të komunikimit si Skype.

“Duke përdorur telefonat smart dhe tabletat jemi vazhdimisht në kontakt me persona që i përkasin jetës sonë të përditshme. Kjo na pengon që të zbulojmë nëse personi në çadrën fqinje të plazhit është apo jo një tip interesant”, thonë ekspertët.

Sipas tyre është me rëndësi që edhe prindërit të kenë parasysh se fëmija adoleshent kur është me pushime është vetëm për relaks, prandaj nuk duhet bezdisur me telefonata kontrolluese kur shkon diku.

No comments:

Post a Comment