Tuesday, July 16, 2013

NASA, teleskopi Hubble zbulon hënën e re të Neptunit

NASA, teleskopi Hubble zbulon hënën e re të Neptunit
Teleskopi hapësinor Hubble i NASA-s ka zbuluar një hënë të re në orbitën e Neptunit. E emërtuar S/2004 N 1, kjo është hëna e 14-të e njohur, që rrethon planetin gjigant. 

Ajo duket se është hëna më e vogël e sistemit neptunian, me një perimetër rreth 20 km, e cila kompleton një rrotullim të plotë rreth Neptunit çdo 23 orë.

Astronomi amerikan Mark Showalter zbuloi pikën e dobët, teksa ishte duke studiuar segmente të unazave rreth Neptunit.

NASA tha se hëna ishte rreth 100 milionë herë më e zbehtë se sa ylli më i zbehtë, që mund të shihet me sy të lirë.

Ajo është aq e vogël, sa që anija Voyager dështoi ta zbulonte në 1989-n, kur kaloi shumë pranë Neptunit dhe survejoi sistemin hënor dhe unazor të planetit. 

No comments:

Post a Comment