Tuesday, July 9, 2013

Si të dukeni 10 vjet më të reja pa përdorur bisturinë

Nuk është gjithmonë nevoja te përdorni bisturinë për t’u dukur me te reja. Ju mund te dukeni sikur keni 10 vite me pak nëse ndiqni këshillat me poshtë.

13:21
Burimi:

Pour elles

Nuk është gjithmonë nevoja te përdorni bisturinë për t’u dukur me te reja. Ju mund te dukeni sikur keni 10 vite me pak nëse ndiqni këshillat me poshtë.

Qëndroni drejt

Nëse qëndroni te përkulura nuk do dukeni aspak joshëse, por nga ana tjetër kjo mund te sjelle edhe probleme për trupin. Një qëndrim drejt do iu ndihmoje te keni shëndet te mire dhe te keni një pamje me te re. Mund te jete një ushtrim shume i mire edhe për te pasur me tepër besim ne vetvete.

Hapeni ngjyrën e flokëve

Mbuloni thinjat duke përdorur ngjyra te çelëta. Këto te fundit do i japin fytyrës edhe një pamje me te shndritshme.

Kujdesuni për qerpikët

Edhe pse vitet mund te kalojnë kujdesuni qe qerpikët tuaj te duken gjithmonë fine dhe te gjate.
Blini një pale sutjena te reja
Mos harroni se përveç bukurisë sutjenat ndihmojnë edhe për te mbajtur gjoksin qe ju te ndiheni me rehat. Një sutjene jo e mire mund te sjelle dhimbje tek shpatullat, tek qafa apo edhe tek shpina.

Kujdesuni për duart dhe manikyrin

Thonjte e lyer me kujdes tërheqin gjithmonë vëmendjen. Kujdesuni me tepër për duart dhe thonjte ne mënyrë qe te mos duken shenjat e plakjes.

Shmangni pirjen e duhanit

Përveç problemeve me shëndetin duhanpirja shkakton probleme edhe me lëkurën e fytyrës ku kjo e fundit merr ngjyre paksa ne gri. Edhe nëse keni kohe qe e pini, pasi ta lini do e shihni qe lëkura juaj do filloje te rimare ngjyrën dhe shkëlqimin e dikurshëm.

Jepuni shkëlqim dhëmbëve

Dhembet e bardhe mund t’iu japin një pamje edhe me te re, prandaj shkoni me shpesh tek dentisti për kontrolle dhe lajini dhembet pas çdo vakti.

Beni me shpesh dashuri

Sipas një studimi, nëse një femër 45 vjeçare bën te paktën tre here dashuri ne jave, do dukej 12 vjet me e re. Lëkura do jete me elastike dhe me më pak rrudha.

No comments:

Post a Comment