Tuesday, July 9, 2013

Lezhë, vdes në spital shtatzëna

Lorena Imeri, 22 vjeç nga fshati Shullaz i Kurbinit humbi jetën nga probleme të rënda kardiake në spitalin e Lezhës. Ajo ishte shtatzënë në muajin e nëntë dhe komplikacionet shëndetësore i kanë marrë jetën. 

Familjaret e kane nisur ne fillim 22-vjeçaren ne urgjencen e Lacit por atje mungonin mjeket e specializuar e me pas e çuan ne maternitetin e Lezhes rreth mesnates. Fatkeqesisht as foshnja nuk mundi te mbijetoje.

Drejtori i spitalit te Lezhes tregon problemet qe u hasen me pacienten.

"Eshtë pritur nga mjekët obstetër është vendosur për operacion. Kur është futur në sallën e operacionit ka patur një komplikacion të rëndë kardiak, me pushim zemre, edeme polmonare. Kirurgët nuk kanë arritur të nisin operacionin për shkak të gjendjes së pacientes", thotë drejtori Llesh Marku.

Familjaret akuzojne mjeket per neglizhence dhe si shkaktare te vdekjes se 22-vjeçares.

Te afermit e te ndjeres u mblodhen para morgut per te terhequr trupin. Ata kishin caktuar oren 16.00 per te kryer ceremonine e fundit mortore, por ekspertiza mjeko-ligjore ka vonuar duke bere qe pritja e familjareve te kthehej edhe ne nje proteste.

Familjaret kerkuan shpjegime per vonesen prej 12 oresh te ekspertizes qe po pengonte edhe dorezimin e trupit te se ndjeres per te kryer ceremonite e fundit. Pas insistimit te tyre, mjeket dorezuan trupin e 22-vjeçares ,ndersa rezultatet e ekspertizes per vdekjen e saj dalin pas disa ditesh.

No comments:

Post a Comment