Tuesday, July 9, 2013

SHBA, vidhen 1,1 mln dollarë vodka

SHBA, vidhen 1,1 mln dollarë vodka
Një grabitje e çuditshme ndodhi të shtunën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë orëve të para të mëngjesit u vodhën 752 arka me vodka nga një magazinë në Majemi. 

Me një total prej 4 500 shishesh, malli i vjedhur ka një vlerë tregu prej 1,1 milionë dollarë, vlerësoi policia amerikane.

Vodkat, të një cilësie të rrallë, ishin një mall luksi i importuar nga Ukraina dhe shiteshin 250 dollarë shishja në supermarkete, por deri në 1 200 dollarë në klubet e natës së qytetit.

I quajtur “Tsar Vodka”, alkooli i kësaj marke lihet për tre vite në stazhonim në fuçi konjaku, përpara se sa të vendoset në shishe që kanë një veshje të brendshme floriri, që i japin kësaj marke ngjyrën e veçantë të arit.

Si rrjedhojë, edhe vetë shishet e prodhuara në Francë kanë një vlerë të konsiderueshme në treg.

Hajdutët kishin realizuar vjedhjen nëpërmjet një vrime që kishin hapur në murin e magazinës dhe mbetet ende e paqartë se si kishin transportuar qindra arkat.

Kompania që pësoi dëmin, në një deklaratë, i ofroi 5 mijë dollarë të gjithë atyre që do të japin informacion për rikuperimin e mallit ose thënë ndryshe… një shpërblim prej pesë shishesh për këdo informator.

SHBA, vidhen 1,1 mln dollarë vodka
Një grabitje e çuditshme ndodhi të shtunën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë orëve të para të mëngjesit u vodhën 752 arka me vodka nga një magazinë në Majemi.

Me një total prej 4 500 shishesh, malli i vjedhur ka një vlerë tregu prej 1,1 milionë dollarë, vlerësoi policia amerikane.

Vodkat, të një cilësie të rrallë, ishin një mall luksi i importuar nga Ukraina dhe shiteshin 250 dollarë shishja në supermarkete, por deri në 1 200 dollarë në klubet e natës së qytetit.

No comments:

Post a Comment