Tuesday, July 9, 2013

Enciklika e re e Françeskut dhe Benediktit, e paprecedent

Enciklika e re e Françeskut dhe Benediktit, e paprecedent
Një libër kryesisht fetar, i shkruar nga Papa Françesku dhe ish-Papa Benedikti, i cili dha dorëheqjen në fillim të këtij viti, është lançuar nga Vatikani ditën e premte. 

Enciklika, e para e publikuar që kur Françesku u bë Papë, përcakton prioritetet për Kishën Katolike Romane. Libri quhet “Lumen Fidei”, që nga latinishtja do të thotë “Drita e Besimit”.

Baza për enciklikën prej 84 faqesh është hedhur nga Benedikti, bëri të ditur Vatikani në një njoftim të shkurtër për mediat, ndërsa Françesku “shtoi kontribute të mëtejshme ndaj draftit të parë ekzistues”.

Hyrja në tekst, i cili është ndarë në 4 kapituj, rithekson rëndësinë e të pasurit besim në jetën e njeriut.

Françesku shkruan se është besimi, ai që ndihmon njeriun “të dallojë të mirën nga e keqja” dhe që “kush beson, sheh”. Ai thekson se në kohët moderne, besimi është bërë edhe më i rëndësishëm se në të kaluarën.

Në kapitullin e parë, ai i referohet figurës biblike Abraham dhe e shpjegon besimin si “dëgjim të Fjalës së Perëndisë, thirrje për t’u transformuar nga i vetëizoluar në mënyrë më të hapur për një jetë të re dhe premtim për i së ardhmes”.

Kapitujt pasues flasin rreth lidhjes mes “besimit dhe të vërtetës”, ungjillizimin dhe se si besimi lidhet me të mirën e përbashkët.

“Radio Vatican” tha se enciklika kompleton një triologji të mësimeve papale - mbi 3 virtyte teologjike: besim, shpresë dhe bamirësi - që u nisën nga Benedikti me enciklikat e tij “Deus Caritas Est” në 2005 dhe “Spe Salvi” në 2007.

Enciklikat do të qarkullojnë te peshkopët katolikë anembanë botës dhe ndihmojnë në përshkrimin e mendimit të Papës për çështjet doktrinale. Vatikani ka deklaruar vitin 2013 si “Vitin e Besimit”.

Enciklika e fundit është disi e paprecedent, pasi përfshin kontributin e dy Papave, që jetojnë ende. 

No comments:

Post a Comment