Wednesday, July 10, 2013

Selena, këngë për Justin Bieber

Selena, këngë për Justin Bieber
Duhen ende dy javë deri në daljen e albumit “Stars Dance” të Selena Gomez, por rrjedhja e njërës prej këngëve të regjistruara, pjesë e këtij albumi, po cmend fansat e këngëtares. 

Bëhet fjalë për këngën me titull “Love will remember”, një baladë me tekst të vetë Selena Gomez, e cila e ka shkruajtur atë pas ndarjes me këngëtarin Justin Bieber.

Kënga nis me një mesazh zanor, që ngjason me zërin e Justin Bieber, “Hey babe it’s me”.

“Me siguri kënga në regjistrim është kënga ime më personale. Nuk është një këngë hakmarrëse, agresive ashtu sic presin njerëzit dhe unë jam i sigurtë që kënga do t’i pëlqejë edhe Justin Bieber”, deklaroi pak kohë më parë për revistën “InStyle” këngëtarja. 

No comments:

Post a Comment