Friday, July 12, 2013

Nicki Minaj: Trajtojeni mashkullin si një qen

Nicki Minaj: Trajtojeni mashkullin si një qen
“Trajtojeni mashkullin si një qen, që ata të sillen mirë me ju”. Kështu të paktën mendon këngëtarja Nicki Minaj. 

“Meshkujt vdesin për femrat e pavarura. Ata vdesin t’i trajtosh si qen”, deklaroi këngëtarja, e cila më pas pranoi se pavarësisht kësaj, ka nevojë për dikë në krah për të realizuar ëndrrën e saj, të bëhet nënë.

“Jam lutur gjithë këto kohë dhe një ditë dua të bëhem nënë dhe që tani do të filloj të bëhem ajo grua e cila do të jetë prindi dhe përgjegjësja për rritjen e fëmijës tim”, shtoi këngëtarja.

Këngëtarja e bërë e famshme jo vetëm me këngët, por edhe me format e saj, gjithmonë eksperimenton me daljet në publik. Pak kohë më parë Nicki Minaj ajo postoi në Twitter një foto të sajën "topless", duke mbuluar vetëm me duar gjoksin.

Fillimisht kjo foto u postua nga producenti ekzekutiv i saj dhe ndoshta edhe i dashuri Scaff Beezy e më pas Nicki vendosi t'ia tregonte edhe miliona ndjekësve të saj në rrjetin social.

No comments:

Post a Comment