Friday, July 12, 2013

“Klasikja spanjolle”, demat fitojnë 3-0

“Klasikja spanjolle”, demat fitojnë 3-0
Një turist amerikan dhe dy spanjollë janë në gjendje të rëndë, pasi në luftën tradicionale me demat, në qytetin e Pamplonës, “fitues” dolën këta të fundit

Një traditë shekullore, ajo e lëshimit të demave të egër në rrugët e mbipopulluara të qytetit është shndërruar në një festival, njëkohësisht “magnet” për shumë turistë.

Demat përshkrojnë mes kthesave të Pamplonës rrugën deri në arena, ku dyluftojnë me toreadorët profesionistë, ndërsa për pjesëmarrësit, kjo është një provë e shkëlqyer burrërie dhe kurajo.







Megjithatë, në ditën më të përgjakshme të këtij festivali një-javor, këtë të premte, fati nuk i buzëqeshi një turisti amerikan 20-vjeçar, i cili u godit me brirë në kokë dhe në shpinë, duke marrë plagë të thella për të cilat po kurohet në gjendje të rëndë në spital.







Nuk i shkoi më mirë as një 42-vjeçari nga Spanja dhe një bashkëkombasi të tij, të dy të plagosur dhe që mësuan në kurrizin e tyre, shprehjen se nëse luan me zjarrin, duhet të presësh edhe të digjesh.







E ndërsa festivali do ta ketë kulmin e tij në fundjavë, këto janë disa prej imazheve më spektakolare, njëkohësisht edhe më tronditëse, të kësaj dite beteje të fituar nga demat.



 

No comments:

Post a Comment