Thursday, July 18, 2013

Duel me peshkaqenin

Duel me peshkaqenin
24-vjeçari, Elliot Sudal nga Masacusetsi i apasionuar pas peshkimit, u bë protagonist i “një përleshje” për disa minuta me një peshkaqen, që ra në grepin e tij. 

Gjithcka ka ndodhur në brigjet e ishullit Nantucket në Shtetet e Bashkuara ku i riu gjuante vazhdimisht për peshkun blu.

Por kur në grep i ra peshkaqeni, ai u habit, po ashtu edhe personat e tjerë që rastisën. E tërhoqi në afërsi të bregut pa shumë mundim, më pas e kapi atë prej bishti duke e nxjerrë në tokë i ndihmuar nga një miku i tij.

Fatmirësisht ky duel nuk u zhvillua në ujë, ku fituesi me shumë gjasa do të ishte tjetërkush; peshkaqeni 2.1 metra i gjatë dhe me peshë 91 kilogram.

No comments:

Post a Comment