Monday, July 15, 2013

Beckham: Princi le të quhet David

Beckham: Princi le të quhet David
David Beckham mendon se William dhe Kate do të jenë dy prindër të shkëlqyer, ndërsa duke bërë shaka për emrin, nëse do të jetë djalë, legjenda e futbollit anglez tha se duhet të quhet David. 

“Ata janë rritur nga prindër dhe gjyshër të shkëlqyer vetë dhe kanë mësuar prej tyre. Mendoj se William dhe Kate do të jenë prindër të mrekullueshëm sepse duket që ata janë kaq të dashur me fëmijët”, deklaroi Becks.

Ish-kapiteni i “Tre Luanëve” foli me lëvdata vecanërisht për Princin William si baba.

“Të gjithë e kemi parë Will që të vogël duke u shndërruar nga një djalosh, në një zotëri të vërtetë. Kjo është një cilësi e rëndësishme, sidomos për një baba”, shtoi Spice Boy.

Më pas duke u ndalur tek emri, ai tha me shaka se nëse cifti mbretëror do të bëhet me djalë, duhet të konsiderojnë seriozisht ta quajnë atë David.

“David nuk është keq, është një emër i mirë. Mendoj se duhet ta marrin në konsideratë këtë…nëse është një djalë”, tha ai.

William dhe Kate pritet të bëhen prindër së shpejti, ndërsa gjinia e fëmijës që do të lindë mbetet një “sekret mbretëror”.

No comments:

Post a Comment