Monday, July 8, 2013

Spanjë, vrapimi me demat


Spanjë, vrapimi me demat
Në Spanjë ka nisur të dielën Festivali i San Ferminit dhe vrapimi i parë i demave nuk ka pasur asnjë të plagosur rëndë (janë shënuar vetëm 4 dëmtime të lehta). 

Në tetë të mëngjesit, 4500 persona janë grumbulluar për të vrapuar me demat në një traditë qindra vjeçare që konsiston në lënien të lirë të demave në rrugët mesjetare të Seviljës.







Përgjatë 850 metrave njerëzit vrapojnë para demave dhe që nga viti 1924 kanë mbetur të vrarë plot 15 persona në garën e Pamplonës.





Një turist amerikan që ishte pjesë e vrapimit, theksoi: “Ishte njëkohësisht e mrekullueshme, fenomenale dhe e frikshme.”

No comments:

Post a Comment