Monday, July 8, 2013

Snowden në një film

Snowden në një film
Ish-spiuni amerikan, i cili jeton në arrati, Edward Snowden, i cili u bë i famshëm në mbarë botën për nxjerrjen e sekretit të përgjimeve në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, është bërë edhe subjekt i një filmi me metrazh të shkurtër

Filmi ka bërë bujë menjëherë në mediat sociale dhe web, duke katapultuar krijuesit e tij, një grup amator prodhuesish kinematografikë në Hong Kong, drejt famës ndërkombëtare.

Filmi 5-minutësh, i xhiruar gjatë 4 ditëve, me një buxhet prej vetëm 542 dollarësh amerikanë, tregon historinë e Snowden pas vendosjes në Hong Kong, në maj të këtij viti, dhe është titulluar sipas pseudonimit të tij “Verax”.

Prodhuesit e filmit, Eduin Li dhe Shon Tse, janë shprehur se kanë në plan ta promovojnë atë, këtë verë, në festivalet e San Franciskos dhe Berlinit.

No comments:

Post a Comment