Tuesday, July 9, 2013

Sadije Berisha: Nuk jemi ndarë me Shkëlzenin

“Na nuk jemi ndarë,” ka deklaruar ajo, pa dhënë shumë detaje për këtë lajm.
Sadije Berisha, bashkëshortja e djalit të kryeministrit Sali Berisha, thotë në një prononcim fare të shkurtër për gazetën Shekulli se ajo nuk është ndarë me Shkëlzenin.
“Na nuk jemi ndarë,” ka deklaruar ajo, pa dhënë shumë detaje për këtë lajm. Sot Sadija mbush 45 vjeç.
Ndërkohë Armina Mevlani nuk e ka zbuluar identitetin e të dashurit të saj. Në një intervistë të dhënë në shkurt të këtij viti, ajo thotë se ai është i dashuruar çmendurisht.
E pyetur se a beson tek dashuria, ajo thotë se beson shumë. Ndërsa e pyetur se sa e dashuruar është ajo, Armina shprehet: “Nga 1 deri në 10, jam e dashuruar 8.5. Kurse ai 10”. E pyetur nëse do të lidhej me një kamerier, Armina thotë jo, sepse ai nuk ka bërë asgjë për jetën e tij.
Ndërsa e pyetur se cili tip mashkulli i pëlqen, Armina thotë: “Unë vetë jam shumë ambicioze. Dua që të eci shumë përpara dhe në karrierën time të ngrihem lart. Më pëlqen që të punoj për atë që dua. Normalisht nuk mund të jem me një mashkull që nuk ka perspektivë për veten”.

No comments:

Post a Comment