Monday, July 15, 2013

Miliona euro të hedhura dëm

Miliona euro të hedhura dëm
Autoritetet gjermane po përpiqen të minimizojnë dëmet e mëdha financiare të shkaktuara nga përmbtyjet masive të muajit qershor. 

Një muaj më parë uji përmbyti mijëra kilometra katrorë në Gjermaninë Jugore, zaptoi shtëpi, biznese e shumë ndërtesa të tjera. Në shumicën e ndërtesave të përmbytura sigurisht që ka patur para të thata. Edhe këto prerje, kryesisht Euro, përfunduan nën ujë.

Sot, pasi uji është tërhequr plotësisht, autoritetet gjermane po përpiqen të rekuperojnë ç’të mundin prej këtyre monedhave. Banka Federale Gjermane thotë se të paktën 100 mijë prerje Euro janë gjetur deri më tani.

Dëmtimet e pësuara janë të mëdha dhe këto kartmonedha nuk mund të rihidhen në treg, por nëpërmjet një nisme, BundesBank u mundëson qytetarëve të prekur nga përmbytjet dorëzimin e kartmonedha të dëmtuara dhe marrjen e atyre të reja.

Më pas, kartmonedhat e dëmtuara grumbullohen dhe i nënshtrohen një procesi të gjatë riparimi. Në foton më poshtë një punonjës i Bankës Federale Gjermane duke hequr shiritin e sigurisë nga një monedhë prej 50 eurosh, e dëmtuar gjatë përmbytjeve.

 

No comments:

Post a Comment