Sunday, July 7, 2013

Londra, “kryeqyteti” i makinave sportive


Londra, “kryeqyteti” i makinave sportive
Londra është shndërruar në kryeqytetin e makinave sportive të botës, ndërsa një panair ka tërhequr disa prej modeleve më të rralla dhe të kushtueshmetë prodhuara ndonjëherë. 

Nga “Ferrari 599”, “Bugatti Veyron”, “McLaren” e modele të ndryshme të
”Lamborghini”-t, makinat qindra mijëra apo miliona euroshe kanë nisur të “sfilojnë” në “Park Lane” dhe “Knightsbridge”.

Njëkohësisht, së bashku me makinat, panairi ka bashkuar në kryeqytetin britanik edhe disa prej njerëzve më të pasur të botës, pronarë të këtyre automjeteve, që në këtë aktivitet “mburren” duke i treguar njëri-tjetrit se kush e kush ka makinën më të mirë.

E megjithate, stutusi i pronareve si disa prej njerezve me te fuqishem dhe te pasur te botes, nuk shpetoi nje makine me vlere 250 mije sterlina, te parkuar keq (shih foton e fundit), per t'u ngritur me karrotrec nga ana e sherbimeve te policise rrugore.



















 

No comments:

Post a Comment