Friday, July 12, 2013

Lohan, provokuese në trailerin e ‘The Canyons’

Lohan, provokuese në trailerin e ‘The Canyons’
Lindsay Lohan shfaqet me të brendshme në trailerin e filmit të saj më të ri me titull ‘The Canyons’. 

Aktorja 27-vjeçare, e famshme më shumë për problemet me drejtësinë sesa për sukseset kinematografike, interpreton në këtë film të dashurën e një producenti filmash, të cilës i zbulohet tradhëtia.

Filmi me regji të Paul Schrader është refuzuar nga “Southwest Film Festival” për “mungesë cilësie”, por do të shfaqet në kinematë amerikane në fillim të gushtit.

No comments:

Post a Comment