Tuesday, July 9, 2013

Lidhja mes qumështit të gjirit dhe diabetit

Ndërprerja e parakohshme apo e vonuar e qumështit të gjirit rrit probabilitetin e foshnjes për t’u goditur nga diabeti i llojit të parë më vonë gjatë jetës së tij, ishte përfundimi i një studimi të ri amerikan.



Sipas këtij studimi, fillimi i ushqimit të fëmijës me ushqime të zakonshme përpara se ai të mbushë katër muaj e dyfishon rrezikun, por vonimi në pas 6 muajve e trefishon këtë probabilitet. Për këtë arsye, ekspertët këshilluan që fëmijët të ushqehen eksluzivisht me qumësh në 5-6 muajt e parë të jetës, e atëherë të nisin të përdorin ushqime të tjera. Studimi u realizua përgjatë disa viteve, nëpërmjet testimit të 2 mijë foshnjeve nga ekspertë në Denver, SHBA. Diabeti i llojit të parë ndodh kur sistemi mbrojtës i trupit sulmon qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinën, duke bërë të domosdoshëm marrjen e insulinës artificiale. Ky diabet mund të jetë i trashëgueshëm, por mund të zhvillohet edhe gjatë jetës për shkaqe që lidhen kryesisht me dietën, jetën sedentare e obezitetin.

No comments:

Post a Comment