Wednesday, July 10, 2013

Kriza europiane godet lindshmërinë

Kriza europiane godet lindshmërinë
Kriza ekonomike në Europë ka reduktuar në minimume historike lindshmërinë në kontinent. 

Ky ishte përfundimi i Institutit Max Planck për Studime Demografike, në Gjermani.

Në raportin e publikuar ditën e mërkurë, zbulohet një lidhje direkte midis rënies së lindshmërisë midis 28 vendeve anëtare dhe rritjes së papunësisë.

Lindshmëria në grupmoshën nën 25 vjeç është ajo që ka përjetuar rënien më të ndjeshme, ndërsa janë pikërisht të rinjtë shtresa më e dëmtuar nga papunësia europiane.

Lidhja e plotë midis ekonomisë dhe lindjeve është debatuar prej kohësh, por përfundimet mbeten kontradiktore.

Megjithatë, sipas udhëheqësve të raportit, është e qartë që ndërsa financat shtrëngohen, shtetasit europianë mendohen më gjatë përpara se të nisin një familje apo të bëjnë fëmijë të tjerë

No comments:

Post a Comment