
Një prej rekomandimeve më të përhapura është aplikimi i mbrojtësve 20 minuta para daljes nga shtëpia dhe 20 minuta pasi keni nisur banjat e diellit. Ky rekomandim ka për qëllim vetëm garantimin e aplikimit të sasisë së mjaftueshme (pra meqë shpesh nuk aplikohet sasia e nevojshme, duke rekomanduar aplikimin e dyhershëm, arrihet kjo sasi).
Së dyti, meqë ndodh shpesh të aplikohen në të njëjtën kohë disa produkte të kujdesit për lëkurën, rekomandohet që produkti i fundit i aplikuar të jetë kremi mbrojtës nga dielli. Kjo nuk lejon që produkte të tjerë siç mund të jenë hidratuesit ose preparatet anti-akne të hollojnë mbrojtësin kundër diellit ose të pengojnë efektivitetin e tij.
Çdo produkt i kujdesit për lëkurën dhe, madje edhe uji i thjeshtë, i aplikuar mbi mbrojtësin kundër diellit, pakësojnë në një mënyrë ose një tjetër efektivitetin e tij. Kjo bën të nevojshme riaplikimin e mbrojtësit kundër diellit pas notit ose djersitjes. Në se mbi mbrojtësin kundër diellit përdorni hidratues (të cilët janë gjithmonë produkte të tretshëm në yndyra), këto produkte dëmtojnë veprimin e mbrojtësit kundër diellit nëpërmjet hollimit ose largimit, çka përbën një problem serioz.
Për sa i takon fondatinës, problemi është paksa më i komplikuar sepse varet nga tipi i fondatinës, tipi i mbrojtësit kundër diellit, trashësia e shtresës së përdorur, etj. Për të eliminuar të gjithë këto kokëçarje, përdorni një fondatinë e cila përmban faktor mbrojtës kundër diellit dhe gjithë problemet zgjidhen. Në se mbrojtësi që keni zgjedhur kundër diellit është fondatina, atëherë mos harroni sugjerimin e parë: kujdesuni të përdorni sasinë e nevojshme për mbrojtje. Në se shtresa e fondatinës do të jetë shumë e hollë, edhe mbrojtja juaj kundër diellit do të jetë e papërshtatshme.
Në rastin e pudrës së presuar me përmbajtje SPF, problemi që duhet kapërcyer është i njëjti: a aplikohet sasia e nevojshme e pudrës për të garantuar mbrojtje të përshtashme nga dielli? Në se aplikimi është thjesht “pluhurojse” e lëkurës me pudër, atëherë mbrojtja nga dielli nuk arrihet. Aplikimi i duhur është ai i një shtrese që mbulon fytyrën plotësisht dhe njëtrajtësisht. Shumë ekspertë të make-up nuk e rekomandojnë pudrën e presuar si produktin kryesor mbrojtës kundër diellit. Përkundrazi, pudra është një shtesë e shkëlqyer e cila, duke u vendosur gjatë ditës, shton efektin mbrojtës të produktit bazë.
No comments:
Post a Comment