Tuesday, July 16, 2013

J. K. Rowling, libër me pseudonim mashkullor

J. K. Rowling, libër me pseudonim mashkullor
Autorja e sagës së magjistarit Harry Potter, shkrimtarja angleze J. K. Rowling, ka shkruar në mënyrë sekrete dhe me pseudonimin mashkullor Robert Galbraith një roman policor që është mirëpritur nga kritika. 

Lajmin e ka bërë të ditur “Sunday Times”. Libri me titull “Cuckoo’s Calling” ka dalë në prill dhe brenda pak kohe ka marrë shumë vlerësime.

Por, me t’u zbuluar sekreti që prapa tij qëndron pena e Rowling, kopjet e tij të printuara dhe në version elektronik janë shitur edhe më shumë.

Skenari i librit është klasik: protagonist është Comoran Strike, një ish-ushtarak veteran i Afganistanit, që kur kthehet në Londër bëhet detektiv privat dhe heton vrasjen e një modeleje.

“Të punoja si Robert Galbraith ishte një eksperiencë çliruese. Ishte e mrekullueshme të publikoja një libër pa klimën e pritshmërive të mëdha dhe të merrja vlerësime me një emër tjetër”, ka komentuar Rowling. 

No comments:

Post a Comment