Wednesday, July 17, 2013

Glee, aktori Cory Monteith ndërroi jetë nga overdoza

Glee, aktori Cory Monteith ndërroi jetë nga overdoza
Cory Monteith, aktor i komedisë televizive Glee, ndërroi jetë nga mbidoza e heroinës dhe alkoolit, bënë të ditur nga një zyrë hetuesie në British Columbia të Kanadasë. 

Aktori 31-vjeçar kanadez, i cili luajti rolin e Finn Hudson në histin e Fox TV, u gjet i vdekur në dhomën e një hoteli në Vancouver, ditën e shtunë.

Monteith, i cili ka qenë pjesë e komedisë muzikale që prej fillimit të saj në 2009-n, ishte duke u trajtuar për varësinë ndaj drogës që nga prilli.

Zyrtarë të Fox TV e përshkruan Monteith si “një talent i jashtëzakonshëm”.

Në një deklaratë, zyra e hetuesisë bëri të ditur: “Nuk ka asnjë evidencë, që të na sugjerojë se vdekja e Monteith të jetë shkaktuar nga diçka tjetër, veçse nga një aksident tragjik”.

Mendohet se ai ka qenë vetëm, kur ndërroi jetë, pasi pamjet filmike dhe provat e tjera tregojnë se ai ishte kthyer vetëm në dhomën e tij të hotelit, pasi kishte kaluar kohën e lirë me njerëz të tjerë, gjatë ditës.

Monteith kishte folur seriozisht edhe më parë, mbi betejën e tij me varësinë nga droga, që kur ka qenë një adoleshent.

No comments:

Post a Comment