Tuesday, July 9, 2013

Françeska: Anaidi nuk është tipi im, jam supersingëll

francianaidifranceskaSapo publikon disa foto të reja, të gjithë sytë kthehen tek ajo. Një nga vajzat më të bukura e më sexy në historinë e reality show-t “Big Brother”, për këtë arsye nuk harrohet lehtë, edhe pse ka kaluar një vit pas mbarimit të edicionit të saj. Françeska Jaçe vazhdon të jetë në faqet e shtypit rozë, sepse lexuesit vazhdojnë të kenë kuriozitet mbi jetën e saj. Një javë më parë ajo u fotografua nga paparacët tanë në shoqërinë e Anaidit, fituesit të sivjetshëm. U aludua për një afrim të mundshëm midis të dyve… Të vërtetën lidhur me këtë dhe disa detaje të tjera mjaft interesante mbi jetën e saj, Françeska i zbulon sot në këtë intervistë.
Françeska çfarë të ka lodhur kaq shumë, që i fillove pushimet kaq shpejt?
Më ka lodhur paksa puna në fakt. Ndaj vendosa të bëj një pushim të vogël, por ende nuk e quaj që kam filluar tamam pushimet.
Në “Facebook” ke vënë një status ku shkruaje se ke kaluar momente të vështira? Ç’ka ndodhur?
Të gjithë njerëzit gjatë jetës, për arsye të ndryshme kalojnë momente zhgënjimi. Statusi që kam vënë në “Facebook” i referohej një mërzitjeje të momentit, të cilën unë vendosa që ta kaloj duke shijuar disa ditë Vlorën, për të cilën gjithmonë më merr malli. Kaq mund të them. Nuk mund të tregoj dot më shumë lidhur me këtë çështje.
Me kë po i bën pushimet?
Po kaloj ditë të bukura me shoqërinë. Me vete kam shoqen time të ngushtë. Po ashtu këto ditë kam takuar vazhdimisht edhe shumë miq të vjetër, gjë që më ka bërë të ndihem akoma edhe më mirë. Dihet që pushimet në shoqëri janë fantastike.
Si ka qenë ky vit për ty?
Mund të them se kam kaluar një vit vërtet të lodhshëm.
Cila është gjëja më e bukur që të ka ndodhur?
Ah, gjëja më e bukur?! (qesh). Në fakt po pres pikërisht që të më ndodhë këto kohë. Kam përshtypjen se do të jetë tani shpejt. Unë ndërkohë jam në pritje (qesh).
Kush është i dashuri yt? Sa vjeç është dhe çfarë pune bën?
(qesh) Po unë nuk kam të dashur. Jam supersingle dhe shumë e hapur ndaj propozimeve të djemve (qesh).
Po me Anaidin pse u takove?
Takimi me Anaidin ishte krejt i rastësishëm. Në të vërtetë nuk është se u takova unë me të. Na prezantoi një mike e imja.
Të pëlqen Anaidi? Do lidheshe me të?
Jo, absolutisht. Nuk është fare tipi im. Veç kësaj ai tani është në kulmin e famës… Siç e dini unë e kam provuar edhe më parë një situatë të tillë, pra lidhjen me një person gjatë kohës që kishte kulmin e famës edhe pse në atë moment e kisha edhe vetë. Gjithsesi e di mirë që një lidhje dashurie me një njeri që është rrethuar nga fama e vëmendja e të gjithëve, është vështirë për të mos thënë e pamundur të funksionojë.
Pushimet do i bësh vetëm në Vlorë, apo do udhëtosh edhe në ndonjë vend tjetër?
Edhe pse këto ditë kam zgjedhur Vlorën, besoj se gjatë verës do të pushoj në të gjithë bregdetin tonë. Kam në plan të lëviz edhe jashtë Shqipërisë këtë verë. Do të shkoj një javë në Spanjë dhe mezi po pres.
Pas verës, çfarë planesh ke? Ku do punosh?
Për momentin nuk mund t’ju them asnjë plan konkret lidhur me punën. Në fakt kam pasur disa oferta për modeling. Po ashtu kam marrë edhe një ofertë me një pagesë tepër tunduese, të pozoj topless për një kalendar në Itali. Të shohim… 

No comments:

Post a Comment