Monday, July 8, 2013

Fansat nuk lënë Rihanën të bëjë plazh


Fansat nuk lënë Rihanën të bëjë plazh
Rihanna u ankua duke thënë se u ndje si një “kafshë në kafaz” pasi fansat nuk e lejuan të marrë rreze dielli e qetë në një plazh të Polonisë. 

Këngëtarja ishte në Poloni për një koncert dhe kur doli në plazh u detyrua që së bashku me shoqen e saj të ngrinte çadra të mëdha për t’i bllokuar pamjen kureshtarëve dhe postoi një video në Instagram duke u ankuar.

“Ja se si është një ditë plazhi në Poloni. Po marrim diell si kafshë në kafaz!”





Disa orë më vonë postoi sërish në Instagram: “Doja të bëja pak plazh, por nuk ia arrita.”



No comments:

Post a Comment