Sunday, July 14, 2013

Demi Moore, joga me vajzën e saj


Demi Moore, joga me vajzën e saj
Marrëdhënia e tyre nënë-bijë nuk ka qenë ndër më të mira, por Demi Moore dhe Rumer Willis janë të vendosura për të çuar përpara atë së bashku.

50-vjeçarja me vajzën, 24, iu bashkuan një grupi sekret të aplikimit të jogas në Nju Meksiko muajin e kaluar, dhe nga fotot e publikuara vetëm së fundmi, duket se seanca 3-ditore ja ka arritur qëllimit.

Rumer është njëra nga 3 vajzat e saj nga martesa me Bruce Willis. Tre vajzat mbështetën nënën e tyre pas ndarjes me Ashton Cutcher, por iu kundërvunë sërish asaj në momentin kur Demi u shoqërua për pak kohë me Vito Schnabel, shumë vite më i ri se ajo dhe miku i ngushtë i vajzës së saj Rumer.

Që prej asaj kohe komunikimi mes tyre ishte thuajse zero, ndërsa së fundmi akujt janë shkrirë dhe duket se Rumer ka falur nënën e saj.



   

No comments:

Post a Comment