Friday, July 12, 2013

Dashuria e re e Amanda Seyfried


Dashuria e re e Amanda Seyfried
Amanda Seyfried ka zbuluar për revistën ‘Elle’ se është e dashuruar me një mashkull të cilin e ka njohur që kur ka qenë adoleshente. 

Aktorja 27-vjeçare ka shkuar deri aty sa ka pranuar se e sheh këtë person, i cili nuk është personazh i botës së spektaklit, si babain e fëmijëve të saj.

“Është dikush që nuk ka lidhje me industrinë kinematografike. E njoh që kur kam qenë 16 vjeç. E shoh si babain e fëmijëve të mi, por për momentin bëhet fjalë vetëm për një fantazi”, thekson Seyfried.

Aktualisht Amanda Seyfried është e zënë me promovimin e filmit të saj më të fundit me titull ‘Lovelace’, një biografi e ish aktores së filmave për të rritur Linda Lovelace.

No comments:

Post a Comment