Tuesday, July 9, 2013

C’po ndodh me Anaidin dhe Riken?

anaidirikeRike dhe Anaidi, dy personazhe ndër më të përfolurit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother 6”, janë fotografuar teksa argëtoheshin në një prej klubeve të Tiranës.
Fituesi i këtij edicioni dhe një nga vajzat më joshëse të shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri që pak ditë më parë ulu siparin, kanë publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku duket se ndihen mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Fansat kanë filluar menjëherë aludimet se mos ndoshta po lind dicka mes tyre, por Riken pasi doli nga shtëpia e priste i dashuri i saj, ndërkohë që Anaidi pas ndarjes së bujshme me Joanën, deklaroi për mediat për një mikeshë që e kishte shumë përzemër.

No comments:

Post a Comment