Sunday, July 7, 2013

Chloe Moretz, frikë nga dashuria


Chloe Moretz, frikë nga dashuria
Chloe Moretz është vetëm 16 vjeç, por ylli i ri hollivudian ka shumë besim tek vetja pas interpretimit në shumë filma të suksesshëm

Gjithsesi, kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës, ajo vazhdon të jetë e turpshme. Në një intervistë për revistën ‘InStyle’, aktorja e re foli për punën dhe dashurinë.

“Me producentët jam shumë e lirshme kur flasim për projektet e ardhshme, por ndryshon puna tek dashuria. Nuk është e thjeshtë. Ti mund të pëlqesh dikë, por ai mund të jetë duke të të shfrytëzuar”, theksoi Moretz.

Për këto çështje, 16-vjeçarja flet me aktoren Julianne Moore, të cilën e ka njohur në sheshxhirimin e filmit horror ‘Carrey’: “Ajo më thotë gjithmonë që t’i besoj gjykimit tim, por të mos i futem shumë thellë këtyre gjërave.”

No comments:

Post a Comment