Monday, July 15, 2013

Babai përdor vajzat e vogla për fotot horror

Babai përdor vajzat e vogla për fotot horror
Frika e fëmijëve ndaj errësirës është subjekti i fotografive të amerikanit Joshua Hoffine, i cili ka realizuar një set fotografik horror duke përdorur vajzat e tij të vogla. 

Silueta e një vajze që po vëzhgohet nga një krijesë e frikshme e fshehur poshtë shkallëve, një vogëlushe që mban arushin e saj në duar ndërkohë që duart e një përbindëshi dalin nga poshtë krevatit të saj janë dy nga fotot e frikshme të 40-vjeçarit i cili është frymëzuar nga filmat horrot ndër vite.





Joshua ka thënë për ‘The Observer’ se vajzat e tij nuk janë të frikësuara nga këto foto: “Pasi krijoja skenën, vajzat qëndronin vetëm disa sekonda aty dhe i hutoja me biskota e gjëra të tjera si këto. Ato nuk tremben pasi janë mësuar me horrorin.”







40-vjeçari është një fotograf “freelance” i cili publikon kryesisht fotot e tij në revistat artistike.

No comments:

Post a Comment