Wednesday, July 10, 2013

Arditi bekon live martesën e Klaudias dhe Albi Nakos

Çifti i njohur i balerinëve në “Tv Klan”, Klaudia Pepa dhe Albi Nakon kanë vendosur të martohen drejpërdrejtë në programin “E diela shqiptare”. Të dy kanë shkëmbyer unazat dhe i kanë premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme në emisionin që drejtohet nga Ardit Gjebrea. Koreografi dhe prima balerina e TV Klan kanë zgjedhur pikërisht emisionin ku janë pjesë çdo javë për të ndarë këtë ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre me publikun dhe teleshikuesit.Kjo ceremoni u shoqërua me surpriza të shumta, njëra prejt të cilave ishte kënga e dashurisë që Ardit Gjebrea u kushtoi të sapomartuarve, ndërkohë që pjesë e emocionit të kësaj dite u bënë edhe këngëtaret, Soni Malaj dhe Genta Ismajli. Pjesë e veçantë ka qenë edhe një kërcim mes koreografit të njohur Llaqi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa këtë radhë si vjehërr e nuse.




No comments:

Post a Comment