Sunday, July 7, 2013

60 miliardë planete mund të mirëpresin jetë


60 miliardë planete mund të mirëpresin jetë
Shkencëtarët besojnë se galaksia jonë mund të përmbajë 60 miliardë planete, që plotësojnë kushtet e zhvillimit të jetës, si në Tokë. 

Duke u bazuar në të dhënat fotografike të satelitëve dhe teleskopëve të sofistikuar, ekspertët e NASA-s deklaruan të premten se në përllogaritjet e tyre, shifra e planeteve me përmasa të ngjashme me Tokën, të ndodhura brenda hapësirës së temperaturave që pranojnë zhvillimin e jetës është dy herë më e madhe nga sa besohej.

Më përpara, pranohej se planetet ku potencialisht mund të zhvillohet jeta në galaksinë tonë të ishin rreth 30 miliardë.

Megjithatë, një grup tjetër shkencëtarët brenda “NASA”-s, e konsideruan studimin si shumë të përgjithshëm dhe ofruan një mënyrë për të përllogaritur planetet ku jeta mund të zhvillohet.

Sipas tyre, është e pamundur që një planet të mirëpresë qoftë edhe format më elementare, nëse nuk ka re dhe një atmosferë, pasi në rast të kundërt, edhe në rastin e një distance brenda harkut të temperaturave të pranueshme nga ylli i tyre, temperaturat nuk do të mund të ruhen përafërsisht konstante dhe diferenca nga nata ditën do të jetë shumë e madhe.

Për këta ekspertë, midis 60 miliardë planeteve, vetëm ata që kanë një atmosferë të krijuar, ku retë janë të pranishme, mund të kenë realisht forma jete në të.

Për momentin, planeti ku jeta besohet se është më e mundur që të zhvillohet ndodhet në sistemin e yllit “Gliese 581”. Besohet se planeti i zbuluar nga një teleskop gjigant ka ujë, temperatura të përshtatshme dhe përmasa pothuajse identike me atë të planetit tonë Tokë.

No comments:

Post a Comment