Duke u përgatitur për të luajtur rolin më të madh në karrierë, aktorja Naomi Watts u përfshi shumë në çdo aspekt të jetës së Princeshës Diana dhe gjatë këtij procesi ka pranuar se ka rënë në dashuri me të.
Për revistën 'Hamptons', Watts deklaroi: "Është e pabesueshme mënyra se si i rezistonte një fame të tillë. Ajo luftonte për të qenë e lumtur. Për këtë arsye unë kam rënë në dashuri me të."
44-vjeçarja foli edhe për punën që ka bërë për këtë rol: "Nuk doja thjesht të ngjaja me të. Doja të kisha të njëjtin tonalitet zëri dhe të lëvizja muskujt e fytyrës njësoj si Diana. Për këtë arsye mbaja një kruajtëse dhëmbësh në gojë për të ndryshuar mënyrë e të folurit."
Aktorja ka pranuar më parë se ka pasur shumë presion për këtë rol: “Diana është një nga femrat më të famshme të kohës sime dhe kisha shumë presion. Doja që gjithçka të dilte mirë pasi për këtë film do të ketë shumë interes dhe të gjithë do të japin mendimin e tyre. Me siguri ky është roli im më i vështirë i karrierës.”
Filmi që do të shfaqet për herë të parë muajin e ardhshëm do të fokusohet në dy vitet e fundit të jetës së Princeshës Diana dhe përfshin detaje nga marrëdhëniet e saj me Dodi Fayed dhe Hasnat Khan pas divorcit nga Princi Charles.
Grupi Coldplay ka njoftuar me anë të Twitter-it datën e publikimit të këngës së tyre të re. ‘Atlas’ do të jetë i disponueshëm nga 6 shtatori dhe kjo këngë do të jetë kolona zanore e filmit ‘The Hunger Games: Catching Fire’.
Filmi aksion do të shfaqet për herë të parë në sallat e kinemave në muajin nëntor.
Coldplay është një bandë muzikore britanike e formuar në vitin 1996. Me vokalist Chris Martin, grupi ka fituar 5 çmime MTV Video Music Awards dhe 7 çmime Grammy duke shitur rreth 60 milionë albume.
Ajo është përgatitur për t’u rikthyer në jurinë e spektaklit “X Factor” këtë të shtunë, pothuajse një vit pas sezonit të mëparshëm që arriti një sukses maksimal. Por përveç suksesit, periudha në fjalë solli edhe një hidhërim për Nicole Scherzinger. Ndarja me Lewis Hamilton në korrik e ka shkatërruar atë, siç ka treguar ajo vetë, duke e detyruar që të luftojë për të qenë e fokusuar në detyrën e saj.

Duke folur ekskluzivisht për numrin e tetorit të revistës “Glamour”, Nicole ka thënë: “Në momente të tilla tregohet karakteri i njeriut. Unë kam luftuar që ta ruaj atë për hir të punës”.
“Unë jam si çdo grua tjetër, kam mbajtur një kuti facoletash pranë krevatit çdo natë. Herë pas here kam porositur pica për vete”, ka treguar këngëtarja.

“Sigurisht që edhe unë kam momente të errëta, por dua të jem e lehtësuar. Për këtë jam përpjekur dhe kjo ka qenë zgjedhja ime. Dhe ndonjëherë, kur je i trishtuar dhe blen pica, edhe kjo është një zgjedhje”, ka thënë më tej Scherzinger.
Ajo bëri famë duke pozuar me të brendshme dhe duke ekspozuar linjat e saj “vrastare”. Por të premten, Kate Upton provoi se mund të duket po aq e mrekullueshme edhe kur është e mbuluar. Modelja 21-vjeçare mbërriti në aeroportin e Los Anxhelesit e veshur me një komplet rrobash njëngjyrëshe. Ajo mbante një bluzë të zezë të mbyllur deri tek qafa e që mbulonte mirë “asetet” e saj.

Kjo shoqërohej me një palë pantallona të bardha të tipit “cigare”, me shirita në pjesët anësore. Ndërsa për të ecur bjondja bukuroshe kishte zgjedhur një palë këpucë të zeza me majë dhe me takë të lartë.
Edhe aksesorët ishin të thjeshtë: një palë vathë floriri të varura dhe një zinxhir ari të thjeshtë të varur në qafë. Nuk mungonin syzet e zeza të diellit dhe një shirit i bardhë i lidhur në kyçin e saj.
Një studim i realizuar nga Universiteti i Helsinkit tregoi se fëmijët kanë mësuar tonin dhe mënyrën e të folurit të familjarëve të tyre që përpara se të lindin. Jo vetëm kaq, por kërkuesit arritën edhe në përfundimin se foshnjet lindin me një kujtesë mbi një grup fjalësh, të cilat i kanë dëgjuar që të përdoren në mënyrë më të shpeshtë.
I publikuar në “Medical Express”, studimi u realizua duke matur aktivitetin e trurit të të porsalindurve, që tregonin një rritje të menjëhershme të valëve kur dëgjonin fjalë të cilat mund t’i identifikonin, pasi i kishin dëgjuar shpesh gjatë shtatzanisë.
Diçka e tillë nuk ndodhte me fjalë që ata i dëgjonin për herë të parë.
Këto të dhëna përforcojnë edhe më shumë faktet e njohura, si aftësia e fëmijës për të njohur prindërit nëpërmjet zërit menjëherë pas lindjes.
“Është hera e parë që mësimi i gjuhës vendoset në një kohë kaq të hershme të zhvillimit të fetusit, ende në muajt e shtatzanisë. Ky studim duhet t’i bëjë prindërit më të kujdesshëm për fjalët që thonë ndërsa presin një fëmijë”, deklaroi profesori Houtilainen, pjesë e studimit të realizuar në Helsinki.
Shoqata e Ateistëve Amerikanë kërcënoi me ngritjen e një padie kundër shtetit, për faktin se në një memorial kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001 është përdorur simboli i kryqit. Memoriali, i ngritur në Nju Jork me objekte të rikuperuara nga rrënojat e dy kullave binjake të rrëzuara në sulmet terroriste që i kushtuan jetën pothuajse 3 mijë amerikanëve përfshin edhe një objekt në të cilin shfaqet shenja e kryqit.
Megjithatë, për ateistët, një memorial i tillë përbën një shkelje të të drejtave të tyre, pasi ndihen të irrituar që një simbol i tillë të shfaqet në një pronë publike dhe të financuar me fondet e taksapaguesve.
“Ndërsa qëllimi i përkujtimit të atyre që humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit është i admirueshëm dhe i përshtatshëm për të gjithë komunitetin, përdorimi i një simboli të tillë fetar është një ofendim i madh ndaj shumë personave me një besim të ndryshëm”, shkruante një përfaqësues i kësaj shoqate, në një letër drejtuar autoriteteve.
Në ditët e sotme nuk mund të bësh asgjë pa e regjistruar veprimin tënd në telefonin celular, një tendencë që Charlene de Guzman e ka vënë në dukje në një film të shkurtër. Aktorja dhe regjisorja amerikane me origjinë filipinase ka treguar në filmin e saj ‘I Forgot My Phone’ se aktivitete të thjeshta si ecja në natyrë apo qëndrimi në shtrat me të dashurin pengohen nga përdorimi i celularit.
“Fiksimi i njerëzve me celularët më trishton jashtë mase. Unë dua të shijoj momentin pa e hedhur në Instagram”, shkruan de Guzman në blogun e saj.
Ajo sqaron se frymëzimi për këtë film të shkurtër i erdhi gjatë një koncerti ku të gjithë e kaluan kohën duke bërë foto e duke regjistruar video dhe jo duke shijuar muzikën.