Wednesday, August 28, 2013

Yll në Bulevardin e Famës për Vin Diesel

Yll në Bulevardin e Famës për Vin Diesel
Vin Diesel, aktori i famshëm për interpretimin në sagën e filmave aksion ‘Fast And Furious’, është nderuar ditën e hënë me yll në Bulevardin e Famës në Hollivud. 

46-vjeçari shoqërohej nga vajza e tij 5-vjeçare, djali 3-vjeçar, e dashura meksikane, modelja Paloma Jimenez dhe prindërit.

Vin Diesel është personazhi numër 2504 që nderohet me yll në Bulevardin e Famës.

“Të gjithë më mbajnë mend në Nju Jork si djali që nuk arrinte të gjente punë, por ëndrrat bëhen realitet”, tha Vin Diesel duke kujtuar hapat e para në aktrim.

Filmi i radhës i 46-vjeçarit titullohet ‘Riddick’, një thriller fantastiko-shkencor.

Albumi i ri i Eminemit

Albumi i ri i Eminemit
Iu deshën tre vite, por Eminemi është kthyer më në fund me një album të ri. 

Albumi titullohet ‘The Marshall Mathers LP 2’ dhe do të nxirret në treg në datën 5 nëntor. Ky është albumi i parë që nga rehabilitimi i reperit në vitin 2010.

Ky album, i realizuar në bashkëpunim me Dr. Dre dhe Rick Rubin, do të paraprihet nga “single” Berzerk.

Ky është albumi i tetë në karrierë i Eminemit, tashmë 40-vjeçar.

Madonna, VIP-i me më shumë fitime nga 2012-ta

Madonna, VIP-i me më shumë fitime nga 2012-ta
Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ishte e para në botën e "show-biz", përsa i përket fitimeve të realizuara gjatë vitit të shkuar. 

Sipas revistës së specializuar ekonomike "Forbes", Madonna arriti të fitonte një shumë prej 125 milionë dollarësh, falë turit të saj botëror, linjës së saj të veshjeve dhe parfumit.

Kjo është edhe shuma më e madhe që Madonna ka fituar ndonjëherë, që kur "Forbes" nisi të përllogariste të ardhurat e VIP-ave në vitin 1999.

Regjisori Steven Spielberg, me 100 milionë dollarë fitime, pozicionohet në vendin e dytë të kësaj liste.

Shumica e kësaj shume, për të u realizua falë ripërpunimit dhe lëshimit në 3D të filmave si "Jurassic Park" apo "ET".

Në vendin e tretë, autori i "50 hijet e Greit", E.L James, me 95 milionë dollarë fitime gjatë 2012-s.

Midis 10 personazheve me të ardhurat më të larta në vitin e lënë pas figuron regjisori i "Transformers", Micheal Bay me 82 milionë dollarë, producenti Jerry Bruckheimer me 80 milionë dollarë, po aq sa edhe këngëtarja e famshme, Lady Gaga, me të njëjtën vlerë arkëtimesh.

Cyrus, prindërit të irrituar

Lakuriqësia e Cyrus, prindërit të irrituar
Paraqitja ekstravagante e Miley Cyrus në mbrëmjen e "MTV Awards" ngjalli pakënaqësi të mëdha nga një grup prindërish amerikanë, që ngritën zyrtarisht një padi kundër kanalit që transmetoi ceremoninë. 

Cyrus, e vlerësuar më parë gjatë vitit si femra më tërheqëse në botë nga revista erotike "Maxim" performoi e veshur vetëm me mbathje dhe reçipeta, së bashku me këngëtarin Robin Thicke.

Sipas grupit të prindëvre, një shfaqje e tillë duhet të ishte paralajmëruar nga televizioni si e papërshtatshme të gjithë të miturit nën 14-vjeç.

"Është absolutisht e qartë. MTV bëri një zgjedhje marketingu, duke i shpërndarë material vetëm për të rritur të miturve, nën preteksin e përmbajtjes së panjohur të ceremonisë", akuzoi një prej anëtarëve të bordit të kësaj shoqate.

"MTV vazhdon të shfrytyëzojë seksualisht vajzat e reja, për të promovuar akte që përfshijnë kërcimet sugjestionuese, me bikini shumëngjyrëshe. Si mund të jetë e përshtatshme ajo pamje për Miley, një ish-idhull për të gjithë brezin e adoleshentëve?", shtoi përfaqësuesi i bordit prindëror.

Bundchen, supermodele dhe nënë

Bundchen, supermodele dhe nënë
Modelja më e paguar e të gjitha kohërave, Gisele Bundchen, pavarësisht se ka shëtitur botën në sfilata dhe seanca fotografimesh, nuk ka humbur kurrë instiktin e nënës dhe aftësitë për të realizuar sa më mirë këtë detyrë të vështirë. 

E veshur në mënyrë të zakonshme, me nje fustan të thjeshtë rozë, 33-vjeçarja u fotografua duke shëtitur me të birin Benjamin dhe vajzën e mitur, Vivian.

Ndonëse mungonte bashkëshorti Tim Brady, i angazhuar me skuadrën e tij të futbollit amerikan, Gisele dhe fëmijët kaluan një ditë të plotë në një piknik, pranë një parku lojërash.











 

Fox “fsheh” shtatzaninë e dytë

Fox “fsheh” shtatzaninë e dytë
Megan Fox dhe bashkëshorti i saj Brian Austin Green mund të jenë të dy yje të Hollivudit, por kjo nuk i pengon që të jenë të ndërgjegjshëm për përparësitë e tyre në jetë. 

27-vjeçarja mbajti të lirë axhendën e saj gjatë së mërkurës, për të shitur me Green dhe të birin Noah në Los Anxhelos.

E veshur në mënyrë sportive, Fox u tregua e kujdesshme që ndërsa fotografohej prej paparacëve, të fshihte format e fëmijës së dytë, të cilin është duke e pritur.



Megan Fox, bashkeshorti Green dhe i biri Noah ne nje shetitje ne qytet


Green, Fox dhe i biri perpara nje udhetimi ne aeroport


Pavaresisht shtatzanise se dyte, Megan ka pasur mundesi te figuroje ne fushata publicitare si ajo e kompanise kozmetike "Avon" 

Michael Buble dhe Luisana Lopilato bëhen me djalë

Michael Buble dhe Luisana Lopilato bëhen me djalë
Michael Buble është bërë baba për herë të parë. Këngëtari 37-vjeçar dhe gruaja e tij Luisana Lopilato kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre Noah, pasi 26-vjeçarja lindi në orët e para të mëngjesit të së martës në Vancouver të Kanadasë. 

Këngëtari i hitit “It’s e Beautiful Day” nuk nguroi aspak për të dhënë lajmin, duke hedhur një foto në Instagram, ku shfaqen çifti i lumtur dhe bebja e sapolindur në spital.

Sigurisht, fotoja kishte edhe një shënim: “Të ekzaltuar dhe plot mirënjohje për ardhjen në jetë të djalit tonë”.



Michael kishte thënë më parë se, dita kur mësoi se do të bëhej baba kishte qenë “dita më e lumtur” e jetës së tij, teksa çifti mësoi në muajin mars se do të bëheshin me një fëmijë.

Në fillim të këtij muaji, ylli i muzikës zbuloi se po i qëndronte shumë pranë Luisana-s, e cila është nga Argjentina, vetëm në rastet kur ajo shkonte në punë ndaheshin.



“Jam rreth 15-20 minuta larg shtëpisë. Do të kthehem atje vetëm nëse ndodh diçka. Është e frikshme për të, sepse jeton në një vend, që nuk është atdheu i saj, ndërsa njerëzit flasin një gjuhë ndryshe nga ajo amtare e saj. Kështu që, siç e dini, kam marrë të gjithë familjen e saj këtu. Një sistem mbështetjeje shumë i mirë për të”.