Monday, July 29, 2013

Suedi, grabisin fast-food-in, bëjnë foto për Facebook

Suedi, grabisin fast-food-in, bëjnë foto për Facebook
Dy vajza suedeze të akuzuara për grabitje kanë pozuar së bashku me fytyrë të mbuluar dhe me thikë në dorë para pasqyrës. 

Policia e ka gjetur këtë foto në celularin e njërës prej tyre duke pasur provën e qartë se kushërirat ishin përgjegjëset për grabitjen e 250 eurove në një fast-food në Halmstad.

Sipas gazetës ‘Aftonbladet’, në muajin mars vajzat kanë kërcënuar me thikë punonjësin e fast-food-it, i cili është bindur menjëherë dhe ka hapur arkën.

Vetëm njëra prej vajzave ka mbushur 17 vjeç dhe pikërisht ajo mund të dënohet.

Psy: Fitova famë, nisa pijen

Psy: Fitova famë, nisa pijen
Këngëtari i ‘Gangnam Style’, koreani Psy, është shprehur se që kur ka fituar famë botërore, ka zënë shoqëri të ngushtë me vodkën, tekilën dhe uiskin. 

“Nëse jam i lumtur, pi; nëse jam i trishtuar, pi; nëse bie shi, pi; nëse është kohë e mirë, pi; nëse është vapë, pi; nëse është ftohtë, pi.”

Psy ka qenë në burg për një kohë shumë të shkurtër gjatë vitit 2001. Këngëtari u arrestua për zotërim marijuana dhe ai e kujton kështu atë periudhë:

“Ishte e tmerrshme. Por, nëse flas si artist, them që sa më shumë eksperiencë, aq më mirë. Jam shumë njeri pozitiv. Nëse më ndodh diçka e keqe, mendoj se ka ndodhur për shkak se përpara më pret një gëzim i madh.”

Lady Gaga nudo për ArtPop

1
Lady Gaga, pasi ka dalë plotësisht nudo në kopertinën e W Magazinë, duket se i ka pëlqyer kjo gjë. Ajo është shfaqur sërisht ashtu si nëna e ka krijuar edhe në kopertinën e ArtPop.
1

Jennifer Lopez përuron dyqanin e saj në Brooklyn

1

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez përuroi në Brooklyn dyqanin e saj të telefonisë celulare, të rrjetit Viva Movi.
1

Miley Cirus zhvishet për bamirësi


1

Këngëtarja Miley Cirus ka pranuar të zhvishet totalisht, por kësaj radhe për bamirësi. Këngëtarja ka pozuar nudo për fushatën, ‘Protect The Skin You’re In’ që lidhet me vetëdijësimin për tu mbrojtur nga kanceri i lëkurës.
5

YotaPhone me dy ekrane

YotaPhone është i posaçëm për atë se ka dy ekrane, nga njëra anë ekranin LCD, e nga ana tjetër E Ink. Ky telefon i mençur është pajisja e parë e tillë e dizajnuar në botë.
Sipas prodhuesit, dizajni i YotaPhone me dy ekrane sjell dallimin në konkurrencë, por duhet t’u mundësojë përdoruesve që ta kuptojnë filozofinë e dizajnit, çka nuk është e lehtë.
YotaPhone
Ekrani LCD përdoret për shfaqjen e videove dhe përmbajtjeve dinamike, derisaekrani E Ink është për lexim dhe shfletim të fotove, shkruan Indeksonline. Përmbajtja nga ekrani LCD me përdorimin e dy gishtave bartet lehtë nëekranin E Ink.
Ai ka rol të rëndësishëm sepse nuk është e nevojshme të hapet ekrani për ta parë përmbajtjen. Çmimi i tij do të jetë 450 dollarë

Vajza që bën mundje me krokodilët

Vajza që bën mundje me krokodilët
Për Ashley Lawrence vlen 100% shprehja “të fitosh lekun me djersën e ballit” pasi puna e vajzës 25-vjeçare konsiston në mundjen me krokodilët. 

Ashley është pjesë e një grupi që merret me shpëtimin e krokodilëve dhe për t’i çuar nga një vend në tjetrin, ajo duhet të futet në habitatin e tyre dhe t’i nxjerrë jashtë me forcë.







“Kur bëhet fjalë për shpëtimin e kafshëve, unë marr energji. Jam shumë e pasionuar dhe nuk më bën përshtypje rreziku”, shprehet 25-vjeçarja për ‘The Sun’.



Grupi ku bën pjesë Ashley quhet Gator Boys Alligator Rescue dhe tashmë ata kanë edhe reality-show-n e tyre ku tregohet puna që bëjnë.