Duke u përgatitur për të luajtur rolin më të madh në karrierë, aktorja Naomi Watts u përfshi shumë në çdo aspekt të jetës së Princeshës Diana dhe gjatë këtij procesi ka pranuar se ka rënë në dashuri me të.
Për revistën 'Hamptons', Watts deklaroi: "Është e pabesueshme mënyra se si i rezistonte një fame të tillë. Ajo luftonte për të qenë e lumtur. Për këtë arsye unë kam rënë në dashuri me të."
44-vjeçarja foli edhe për punën që ka bërë për këtë rol: "Nuk doja thjesht të ngjaja me të. Doja të kisha të njëjtin tonalitet zëri dhe të lëvizja muskujt e fytyrës njësoj si Diana. Për këtë arsye mbaja një kruajtëse dhëmbësh në gojë për të ndryshuar mënyrë e të folurit."
Aktorja ka pranuar më parë se ka pasur shumë presion për këtë rol: “Diana është një nga femrat më të famshme të kohës sime dhe kisha shumë presion. Doja që gjithçka të dilte mirë pasi për këtë film do të ketë shumë interes dhe të gjithë do të japin mendimin e tyre. Me siguri ky është roli im më i vështirë i karrierës.”
Filmi që do të shfaqet për herë të parë muajin e ardhshëm do të fokusohet në dy vitet e fundit të jetës së Princeshës Diana dhe përfshin detaje nga marrëdhëniet e saj me Dodi Fayed dhe Hasnat Khan pas divorcit nga Princi Charles.
Grupi Coldplay ka njoftuar me anë të Twitter-it datën e publikimit të këngës së tyre të re. ‘Atlas’ do të jetë i disponueshëm nga 6 shtatori dhe kjo këngë do të jetë kolona zanore e filmit ‘The Hunger Games: Catching Fire’.
Filmi aksion do të shfaqet për herë të parë në sallat e kinemave në muajin nëntor.
Coldplay është një bandë muzikore britanike e formuar në vitin 1996. Me vokalist Chris Martin, grupi ka fituar 5 çmime MTV Video Music Awards dhe 7 çmime Grammy duke shitur rreth 60 milionë albume.
Ajo është përgatitur për t’u rikthyer në jurinë e spektaklit “X Factor” këtë të shtunë, pothuajse një vit pas sezonit të mëparshëm që arriti një sukses maksimal. Por përveç suksesit, periudha në fjalë solli edhe një hidhërim për Nicole Scherzinger. Ndarja me Lewis Hamilton në korrik e ka shkatërruar atë, siç ka treguar ajo vetë, duke e detyruar që të luftojë për të qenë e fokusuar në detyrën e saj.

Duke folur ekskluzivisht për numrin e tetorit të revistës “Glamour”, Nicole ka thënë: “Në momente të tilla tregohet karakteri i njeriut. Unë kam luftuar që ta ruaj atë për hir të punës”.
“Unë jam si çdo grua tjetër, kam mbajtur një kuti facoletash pranë krevatit çdo natë. Herë pas here kam porositur pica për vete”, ka treguar këngëtarja.

“Sigurisht që edhe unë kam momente të errëta, por dua të jem e lehtësuar. Për këtë jam përpjekur dhe kjo ka qenë zgjedhja ime. Dhe ndonjëherë, kur je i trishtuar dhe blen pica, edhe kjo është një zgjedhje”, ka thënë më tej Scherzinger.
Ajo bëri famë duke pozuar me të brendshme dhe duke ekspozuar linjat e saj “vrastare”. Por të premten, Kate Upton provoi se mund të duket po aq e mrekullueshme edhe kur është e mbuluar. Modelja 21-vjeçare mbërriti në aeroportin e Los Anxhelesit e veshur me një komplet rrobash njëngjyrëshe. Ajo mbante një bluzë të zezë të mbyllur deri tek qafa e që mbulonte mirë “asetet” e saj.

Kjo shoqërohej me një palë pantallona të bardha të tipit “cigare”, me shirita në pjesët anësore. Ndërsa për të ecur bjondja bukuroshe kishte zgjedhur një palë këpucë të zeza me majë dhe me takë të lartë.
Edhe aksesorët ishin të thjeshtë: një palë vathë floriri të varura dhe një zinxhir ari të thjeshtë të varur në qafë. Nuk mungonin syzet e zeza të diellit dhe një shirit i bardhë i lidhur në kyçin e saj.