Friday, August 2, 2013

Megan Fox pret një fëmijë të dytë

Megan Fox pret një fëmijë të dytë
Brian dhe Megan konfirmuan pritjen e nje femije te dyte, 10 muaj pas lindjes se djalit Noah
Aktorja Megan Fox dhe bashkëshorti i saj, Brian Austin Green, janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë së bashku. 

Çifti, i cili është aktualisht prind i një djali 10-muajsh, Noah, shprehu në një komunikatë “gëzimin e pakufishëm” për këtë lajm.

Një përfaqësues i 27-vjeçares tha të premten për “New York Post”: “Mund të konfirmoj se Megan është duke pritur fëmijën e saj të dytë nga bashkëshorti Brian. Ata të dy janë tepër të lumtur për këtë shtesë që do t’i ndodhë familjes”.

Historia e dashurisë së Fox, e konsideruar si një prej aktoreve më të pashme të Hollivudit dhe Brian, është një prej më të gjatave dhe të fortave në botën e “shoë-bizz”.

Ata të dy u njohën në vitin 2004, në sheshin e xhirimit të “Hope & Faith”, kur Fox ishte 18 vjeç dhe Brian 30.


Megan Fox dhe Brian Austin, i cili mban ne duar te birin, presin nje femije te dyte

Historia e tyre u bë zyrtare në vitin 2006, kur nisën të frekuentoheshin në publik deri në 2009-n, kur pas një ndarje të shkurtër, çifti vendosi të ribashkohej dhe të lidhej në një martesë të mbajtur të fshehtë deri në fund në Hauai, në 2010-n.

Nga ana e tij, Brian është baba edhe i një fëmije tjetër, i 11-vjeçarit Kassius, fryt i lidhjes së tij të mëparshme me aktoren Vanessa Marcil Giovinazzo.

Paris Hilton “rishfaqet” në Ibiza

Paris Hilton “rishfaqet” në Ibiza
Paris Hilton ka qendruar me sukses larg jetës së natës dhe festave të shfrenuara për muaj me radhë tashmë. 

Por trashëgimtarja e perandorisë “Hilton” ka dashur të rikthehet në qendër të vëmendjes, këtë herë nga Ibiza të Spanjës, aty ku ndodhet për disa ditë pushime.

Vajza bjonde ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me të dashurin e saj, modin spanjoll River Viper, 22 vjeç. Në një intervistë për revistën “Chi”, Paris thotë se ka besim të plotë tek i dashuri i ri i saj.

“Që në momentin e parë kam menduar se është burri më i bukur që kisha takuar ndonjëherë. Është i ndershëm dhe i ëmbël, më mbështet dhe kam besim tek ai”, thotë Hilton.

Lidhur me rrallimin e daljeve, Paris tha se angazhimet me punën nuk i linin kohë për argëtimet personale.

“Kur isha adoleshente dilja çdo natë, tani jam e impenjuar me punën dhe nuk kam kohë. Tani nëse shkoj në një festë e bëj sepse më paguajnë ose për të promovuar produktet e mia”, deklaron ajo.

 

Libri i preferuar në Guantanamo

Libri i preferuar në Guantanamo
Libri “50 Hijet e Greit” është i preferuari i të burgosurve në famëkeqin Guantanamo të Kubës. Kongresmeni Jim Moran doli në këtë përfundim pasi vizitoi Kampin 7, vendi me sigurinë më të lartë të burgut. 

Përfaqësuesi i demokratëve të Virxhinias tha se libri i britanikes E. L. James ia kalon në kërkesa edhe Kuranit.

“50 Hijet e Greit është libri më i kërkuar nga të burgosurit. Ata kanë lexuar në anglisht të tre vëllimet”, tha Moran për ‘Huffington Post’.

“50 Hijet e Greit” është një roman erotik i vitit 2011 që tregon marrëdhënien e një studenteje (Anastasia Steele) dhe një biznesmeni të pasur (Christian Grey). Libri fitoi famë falë skenave erotike eksplicite dhe ka shitur 70 milionë kopje në të gjithë botën.

Kryengritësit sirianë nxjerrin jashtë ligji kruasanin

Kryengritësit sirianë nxjerrin jashtë ligji kruasanin
Një grup fetar i rreshtuar përkrah kryengritësve në luftën civile në Siri shpalli të jashtëligjshëm kruasanin për të gjithë ndjekësit e tij. 

Komiteti i Sheriatit, siç quhet grupi i udhëheqësve që sanksionon anën ligjore dhe morale të këtij grupimi, lëshoi të enjten një fetva (urdhëresë), e cila shpalli këtë ushqim si “harram”.

Në thelb të këtij vendimi, qëndron arsyetimi se kruasani është një simbol i shtypjes së perëndimit ndaj botës islamike.

Grupi, i cili operon në Aleppo, solli në vëmendje se kjo ëmbëlsirë është në origjinën e saj një simbol i fitores së europianëve ndaj muslimanëve.

Në të vërtetë, për herë të parë, kruasani u realizua nga bukëpjekësit vjenezë, të cilët zgjodhën simbolin e gjysmëhënës, në shekullin e XVII, për ëmbëlsirën e cila u ideua me rastin e një fitoreje vendimtare që ndali ekspansionin e Perandorisë Osmane në muret e kryeqytetit habsburg, sot kryeqyteti i Austrisë.

Zbulon se ishte shtatzanë duke lindur

Zbulon se ishte shtatzanë duke lindur
Një 17-vjeçare, e cila u shoqërua në spital nga e ëma e saj me dhembje të forta në stomak zbuloi papritmas se ishte në fundin e shtatzanisë së saj dhe se po lindte në ato momente. 

Historia e pabesueshme, e ndodhur në Britaninë e Madhe, u raportua të enjten nga “Daily Mail”.

17-vjeçarja Jodie Smith, një balerinë në shkollën e saj, dëshmoi për gazetën se nuk kishte pasur asnjë shenjë tipike të shtatzanisë, si ndërprerje të menstruacioneve, të vjella apo shtim në oreks, ndërsa shtimi i peshës kishte qenë aq i pakët sa nuk e kishte  bërë të renë të dyshonte.


Djali i porsalindur, foto nga "Daily Mail"

Jo vetëm kaq, por nëna adoleshente nuk kishte ndierë ose nuk kishte kuptuar, shkelmimet brenda barkut të fëmijës së saj, djalit të quajtur Arthur, i cili gëzon shëndet të plotë pasi lindi i shëndoshë tre kilogramë.


Babai, nena dhe gjyshja, me djalin tashme 1-muajsh

Një surprizë e vërtetë, kjo lindje, jo vetëm për nënën, por edhe për gjyshen 47-vjeçare dhe mbi të gjitha, për babain 19-vjeçar, Dany Yeoman, i cili nuk kishte asnjë ide që ishte duke u bërë baba, deri kur i ra telefoni për t’i thënë se fëmija i tij kishte ardhur në jetë.

  

Ballonat ngjyrosin qiellin


Ballonat ngjyrosin qiellin
408 ballona shumë-ngjyrëshe u ngritën nga një ish-bazë e NATO-s në Chambley të Francës në një përpjekje për të thyer rekordin e ngritjes së njëkohëshme të tyre. 

Të apasionuarit pas fluturimeve me ballonë u grumbulluan në Chambley-Bussieres Aerodrome për të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të fluturimeve me ballonë “Lorraine Mondial”.

Pjesëmarrësit thyen rekordin e vendosur nga vetë ata ditën e shtunë kur njëkohësisht u ngritën në qiell 343 ballona. Më herët ky rekord ishte vendosur në 2009 kur 329 ballona u ngritën në ajër në të njëjtën kohë.



“Lorraine Mondial” është një festival popullor në Francë dhe në shumë vende të tjera të botës, i vetmi i këtij lloji me një traditë të vendosur që prej vitit 1989, vit kur u organizua për herë të parë.

 

Thursday, August 1, 2013

Shayk zhvishet për Penelope Cruz

Shayk zhvishet për Penelope Cruz
Irina Shayk, ne spotin e Penelope Cruz
E mësuar me reklamimin e veshjeve të disa prej firmave më të njohura të modës në botë, supermodelja Irina Shayk përdori trupin e saj për herë të parë për një fituese të Çmimeve Oscar. 

E dashura e Cristiano Ronaldos, rusja e konsideruar si një prej femrave më të tërheqëse të planetit, është protagoniste në një spot të ri publicitar, për llogari të veshjeve intime të dizenjuara prej aktores Penelope Cruz dhe motrës së saj.

Në këtë spot joshës, shkurtimisht paraqitet edhe vetë 39-vjeçarja, ashtu si e motra e saj shtatzanë që shfaqet më gjatë në spot, së bashku me bashkëshorin e Penelope, Javier Bardem.


Nga spoti "pikant" i Penelope Cruz


Nje model mashkull ne publicitet


Skena te nxehta gjate spotit 

 |
Irina Shayk ne formen e saj me te mire, ne skenen kryesore 

 
Nje modele (majtas) dhe Irina Shayk 


Penelope Cruz drejton xhirimet, ndersa i shpjegon rolin supermodeles ruse


Penelope Cruz drejton xhirimet



Monica Cruz, motra shtatzane e Penelope, ne shfaqjen e saj ne publicitet