Wednesday, July 31, 2013

Kinë, 8-vjeçari që quhet “djali-peshk”


Kinë, 8-vjeçari që quhet “djali-peshk”
Ky djalë 8-vjeçar njihet si “djali-peshk” pasi është i mbuluar nga koka tek këmbët me luspa. 

Pan Xianhang, i lindur në Uenling të Kinës, ka një çrregullim të rrallë gjenetik që njihet si Iktiosis, emër që vjen nga fjala greke që përkthehet “peshk”.

Si pasojë e gjendjes së tij, djali ka dhembje dhe nuk fle natën pasi ka kruarje në të gjithë trupin.



Për një çrregullim të tillë ende nuk njihet kura dhe 8-vjeçari trajtohet vetëm me kremra apo vajra që hidratojnë lëkurën.

Kur hapet toka nën këmbë

Kur hapet toka nën këmbë
Shprehjen “t’u haptë toka nën këmbë” shpesh e përdorim në mënyrë figurative, por cfarë ndodh kur toka hapet vërtet? 

Më poshtë disa foto nga zona të ndryshme të globit që tregojnë vrima të thella, disa herë që shkojnë me diametër prej qindra metrash që përpin gjithcka e në disa raste kanë marrë edhe jetë njerëzish.



Vrimë e hapur në dyshemene e një banese në Guatemalë më 19 korrik 2011. E thellë 12 metra dhe me diametër 80 centimetra.



Sërish në Guatemalë. Gropë e hapur më 31 maj 2010 pas kalimit të uraganit "Agatha". Disa banesa të përpira, dhjetra viktima.



Pekin 2011. Toka përpin rrugën pas reshjeve të dendura të shiut. 



Rikthehemi në Guatemalë. 23 shkurt 2007. Toka përpin 12 banesa. 3 viktima.



Valencienes, Francë, 19 qershor 2001.



Sërish në Guatemalë, sërish në maj të 2010-ës, pas kalimit të uraganit "Agatha", por këtë herë në një lagje tjetër të kryeqytetit vendas. Fatmirësisht pa viktima.



Florida, qershor 2004. Toka çahet frikshën në një zonë të grumbullimit të mbetjeve fosforike.

Amvisat janë më të lumtura se femrat që punojnë

Amvisat janë më të lumtura se femrat që punojnë
Një sondazh në Britaninë e Madhe ka treguar se amvisat janë femra më të lumtura sesa ato që shkojnë në punë. 

Nënat që qëndrojnë në shtëpi nuk ndjejnë mërzinë dhe nuk ndihen të padobishme, edhe pse nuk sjellin të ardhura në ekonominë familjare.

Nënat “full-time” i dhanë një notë mesatare 8 vlerës së jetës së tyre, ndërsa ato që punonin e vlerësuan me notën 7.8.

Gjithashtu sondazhi tregoi se personat e martuar janë më të lumtur se ata të divorcuar apo beqarë.

“Engjëlli” boksier

“Engjëlli” boksier
Adriana Lima është një nga “engjëjt” e Victoria’s Secret të cilën jemi mësuar ta shohim gjithmonë në reklamat e të brendshmeve dhe format e saj të jashtëzakonshme fizike që e kanë bërë të famshme duket se janë rezultat i sportit të boksit. 

Modelja braziliane është fotografuar në një palestër të Majemit duke grushtuar me trajnerin e saj dhe 31-vjeçarja duket seksi edhe pse pa tualet.











Adriana ka lindur vajzën e saj Sienna në shtator të vitit 2012 dhe 8 javë pas lindjes iu kthye pasarelave në formë të shkëlqyer.



“Zbulova se boksi është stërvitja më e mirë për trupin dhe mendjen. Boksi të jep format e duhura trupore”, ka deklaruar Adriana Lima.

Lohan del nga rehabilitimi

Lohan del nga rehabilitimi
Lindsay Lohan doli nga rehabilitimi ditën e martë pasi plotësoi trajtimin 90-ditësh të urdhëruar nga gjykata. Aktorja 27-vjeçare është fotografuar në dalje të klinikës në Malibu të Kalifornisë dhe nga pamjet duket e qeshur dhe e shëndetshme. 

Por, ‘TMZ’ ka bërë të ditur se Lohan do të qëndrojë edhe disa ditë të tjera në një tjetër klinikë rehabilitimi para se të përballet me botën.

Burime për ‘TMZ’ kanë thënë se kësaj here Lindsay ka ndryshuar vërtet dhe duket një tjetër njeri. Aktorja do të jetojë në Nju Jork, por para se të rinisë jetën normale, do të kalojë edhe 3-4 ditë në një klinikë rehabilitimi të një niveli më të ulët.

Gjykata urdhëroi Lindsay Lohan të hynte në rehabilitim për një periudhë 90-ditore pasi ajo gënjeu oficerët e policisë për një aksident me makinë që e kishte shkaktuar vetë.

Bjonde apo brune? E dashura e re e Patos

Bjonde apo brune? E dashura e re e Patos
Romanca mes Alexandre Pato dhe Barbara Berlusconi është një kapitull i mbyllur tashmë. Ai ndodhet në Brazil, ajo në Itali ku është fotografuar në krahët e një tjetër mashkulli, një student/barist i identifikuar nga mediat italiane si Lorenzo Guerrieri. 

Por ndërsa për Barbara-n është zbuluar partneri i saj i ri, nga Brazili paparacët nuk kanë mundur të fotografojnë ish-sulmuesin e Milanit në krahët e ndonjë femre. Megjithatë, kjo nuk pengon “thashethemet” që qarkullojnë.

Ka qenë një deklaratë e Denis Carvalho, regjisori i serialit “Sangue Bom” ajo që ka ngushtuar rrethin e dyshimeve për të dashurën e re të Patos. Gjatë një emisioni televiziv në Brazil, ai u shpreh i sigurtë se dashuria e re e Pato-s është një aktore e këtij seriali.

Mediat më pas kanë bërë punën e tyre duke eliminuar me radhë mundësitë dhe duke lënë në fund vetëm dy. E para është Bia Arantes, aktorja brune e këtij seriali, ndërsa e dyta është Ellen Roche, edhe kjo aktore e këtij seriali, vetëm se protagoniste një edicion të mëhershëm.



 

Tuesday, July 30, 2013

Trukimi plak lëkurën e fytyrës

Trukimi plak lëkurën e fytyrës
Për femrat trukimi është i rëndësishëm, i bën të ndjehen më të sigurta dhe më të qeta para pasqyrës. Por kujdes; përbërësit e trukimit rrezikojnë seriozisht lëkurën e fytyrës, sidomos nëse flihet me truk. 

Gazetarja e Dali Mail, Ana Pursglove eksperimentoi me veten duke fjetur për 30 ditë me radhë me trukimin vendosur. Në fund rezultati ishte shkatërrimtar.

Lëkura ishte skuqur, e dehidratuar, pore dhe rrudha më të dukshme, sikur të kishin kaluar 10 vite jetë.

Në fund të eksperimentit të bërë me veten, gazetarja e Daily Mail iu nënshtrua një kure mjekësore për të rikthyer lëkurën e fytyrës së saj në gjendjen e mëparëshme…ose të paktën të mundohej.

 

 

Libri i preferuar në Guantanamo

Libri i preferuar në Guantanamo
Libri “50 Hijet e Greit” është i preferuari i të burgosurve në famëkeqin Guantanamo të Kubës. Kongresmeni Jim Moran doli në këtë përfundim pasi vizitoi Kampin 7, vendi me sigurinë më të lartë të burgut. 

Përfaqësuesi i demokratëve të Virxhinias tha se libri i britanikes E. L. James ia kalon në kërkesa edhe Kuranit.

“50 Hijet e Greit është libri më i kërkuar nga të burgosurit. Ata kanë lexuar në anglisht të tre vëllimet”, tha Moran për ‘Huffington Post’.

“50 Hijet e Greit” është një roman erotik i vitit 2011 që tregon marrëdhënien e një studenteje (Anastasia Steele) dhe një biznesmeni të pasur (Christian Grey). Libri fitoi famë falë skenave erotike eksplicite dhe ka shitur 70 milionë kopje në të gjithë botën.

Yjet që preferojnë pishinën

Yjet që preferojnë pishinën
Në çift, me fëmijët ose me miqtë, yjet e botës së spektakleve, modës dhe kinemasë nuk ndjekin vetëm plazhet dhe detin për t’u relaksuar. 

Ndonëse nuk heqin dorë nga ndonjë orë not, herë për t’u argëtuar e herë për të hequr stresin, yjet më në zë të showbizit preferojnë edhe pishinën.

Duke qenë se në disa raste pishina ndodhet në ambjentet e shtëpisë, yjet i zgjedhin vetë fotot për të postuar në rrjetet sociale, duke u shpëtuar paparacëve. Por jo gjithmonë.

Bar Rafaeli në pishinë me vëllain



Paris Hilton me të dashurin në një hotel në Majemi



Candice Swanepoel në një kompleks pishinash në Majemi



Jennifer Lopez dhe “lodra” e saj Casper Smart



Eros Ramazzoti dhe e dashura Marica Pellegrinelli



Erin Heatherton dhe Chris Hemsworth në vende të veçanta

  

Perry: Robertin e kam thjesht mik

Perry: Robertin e kam thjesht mik
Katy Perry ka zbuluar se ka qenë e detyruar të sqarohet me Kristen Stewart pasi mediat rozë e kanë lidhur këngëtaren me aktorin Robert Pattinson, ish të dashurin e Stewart vetëm disa javë pas ndarjes së fundit të çiftit “Twilight”. 

28-vjeçarja tha për versionin britanik të revistës ‘Elle’ se i ka thënë aktores se mes saj dhe Robert Pattinson ka thjesht miqësi. Perry është fotografuar në disa raste bashkë me Pattinson që pasi ky i fundit u nda nga Kristen Stewart në muajin maj.

Kristen është ndjerë e tradhëtuar nga Katy dhe e ka marrë në telefon për t’i kërkuar shpjegime.

“I thashë që kurrë nuk do bëja diçka të tillë. I sqarova se po i ofroja vetëm miqësinë time Robertit, por fatkeqësisht unë kam gjoks dhe njerëzit mendojnë shumë gjëra të pasakta”, shprehet Perry.

Jolie, aktorja më e paguar në Hollivud

Jolie, aktorja më e paguar në Hollivud
Revista ‘Forbes’ ka zbuluar se Angelina Jolie është aktorja më e paguar në Hollivud. 38-vjeçarja ka përfituar 33 milionë dollarë nga qershori i vitit 2012 në qershor të vitit 2013, duke lënë pas në renditjen e ‘Forbes’ aktore të reja si Jennifer Lawrence dhe Kristen Stewart, të cilat kanë zënë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë. 

Kjo arritje e Jolie është mbresëlënëse nëse do të marrim parasysh se filmi i saj i fundit është ‘The Tourist’ i vitit 2010. Bashkëshortja e Brad Pitt është përqendruar në karrierën si regjisore dhe ka bërë debutimin me filmin ‘In The Land of Blood and Honey’, në vitin 2011.

Verën e ardhshme do të mund ta shohim sërish si aktore, kur të shfaqet për herë të parë filmi ‘Maleficient’, për të cilin Angelina Jolie është paguar 15 milionë dollarë.

Ja 10 aktoret më të paguara të Hollivudit sipas ‘Forbes’:

1. Angelina Jolie, 33 milionë dollarë
2. Jennifer Lawrence 26
3. Kristen Stewart 22
4. Jennifer Aniston 20
5. Emma Stone 16
6. Charlize Theron 15
7. Sandra Bullock 14
8. Natalie Portman 14
9. Mila Kunis 11
10. Julia Roberts 11

Sharon Stone dhe presioni i Hollivudit

Sharon Stone dhe presioni i Hollivudit
Sharon Stone ka rrëfyer se pothuajse i ishte mbushur mendja për të bërë operacion plastik, para se të bindej që nuk kishte pse ta bënte diçka të tillë. 

Protagonistja e ‘Basic Instinct’ është një nga të paktat aktore hollivudiane që nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për të ruajtur rininë dhe është shprehur se ndihet seksi edhe pse në moshën 55-vjeçare.

Ajo tha për revistën ‘New You’: “Nuk i numëroj dot doktorët që janë munduar të më bindin për operacion plastik, madje njëri prej tyre ma mbushi mendjen, por kur u ktheva në shtëpi dhe pashë disa foto të miat, i thashë vetes se nuk kisha nevojë për operacion plastik.”

Sharon bëri të qartë se nuk ka asgjë kundër personave që bëjnë operacione plastike: “Mendoj se nëse ke diçka për të rregulluar, duhet ta rregullosh. Nuk ka asgjë të keqe këtu. E keqja është të shkatërrosh fytyrën.”

Britanikët dhe trendi i “50 Shades...”

Britanikët dhe trendi i “50 Shades...”
Zjarrëfikësit e Londrës i kanë gjetur tek libri erotik “50 Shades of Gray” shkaqet e shumë zjarreve të rëna brenda mureve të shtëpisë. 

Sipas shërbimit të zjarrfikësve të kryeqytetit britanik, telefonatat sinjalizuese janë bërë kryesisht nga persona të bllokuar gjatë lojrave seksuale, në shumë raste me pranga.

Sipas tyre, në tre vitet e fundit janë verifikuar mbi 1300 raste të tilla, numër që përbën një shifër rekord.

“Nuk mund ta them me siguri se është vetëm efekti i librit, por numri i zjarreve është rritur në mënyrë të ndjeshme”, ka deklaruar oficeri Dave Brown.

Zjarrfikësit u kanë bërë një apel qytetarëve të Londrës, duke u kërkuar që të shmangin lojrat seksuale që mund të kthehen në fatkeqësi.

Përveçse dëmet materiale rëndojnë shumë në arkën e shtetit, këto ndërhyrje të zjarrfikësve kanë kushtuar në total 377 mijë stërlina. 

Jolie, aktorja më e paguar në Hollivud

Jolie, aktorja më e paguar në Hollivud
Revista ‘Forbes’ ka zbuluar se Angelina Jolie është aktorja më e paguar në Hollivud. 38-vjeçarja ka përfituar 33 milionë dollarë nga qershori i vitit 2012 në qershor të vitit 2013, duke lënë pas në renditjen e ‘Forbes’ aktore të reja si Jennifer Lawrence dhe Kristen Stewart, të cilat kanë zënë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë. 

Kjo arritje e Jolie është mbresëlënëse nëse do të marrim parasysh se filmi i saj i fundit është ‘The Tourist’ i vitit 2010. Bashkëshortja e Brad Pitt është përqendruar në karrierën si regjisore dhe ka bërë debutimin me filmin ‘In The Land of Blood and Honey’, në vitin 2011.

Verën e ardhshme do të mund ta shohim sërish si aktore, kur të shfaqet për herë të parë filmi ‘Maleficient’, për të cilin Angelina Jolie është paguar 15 milionë dollarë.

Ja 10 aktoret më të paguara të Hollivudit sipas ‘Forbes’:

1. Angelina Jolie, 33 milionë dollarë
2. Jennifer Lawrence 26
3. Kristen Stewart 22
4. Jennifer Aniston 20
5. Emma Stone 16
6. Charlize Theron 15
7. Sandra Bullock 14
8. Natalie Portman 14
9. Mila Kunis 11
10. Julia Roberts 11

Të shkoni në palestër të trukuara, ju bën keq

Të shkoni në palestër të trukuara, ju bën keq
A na bën mirë të trukohemi në momentin kur shkojmë në palestër? Një dilemë që shqetëson shumë gra dhe vajza, të cilat duan të jenë perfekte në çdo situatë që u vjen. 

Por a është e hijshme dhe e mirë që ndërsa jemi me tuta, ose me pantallona të shkurtra dhe T-shirt, duke luftuar për të humbur peshë apo për të qenë në formë, me mjete dhe ushtrime të ndryshme, të jemi të lyera apo të trukuara?

“Jo” make up kur shkoni në palestër

Për shumë ekspertë, përgjigjja është definitivisht jo. Sepse, së pari, lëkura duhet të jetë e lirë për të “marrë frymë” dhe së dyti, sado të qëndrueshme ndaj ujit të jenë produktet e kozmetikës, rritja e temperaturës së trupit dhe djersa do ta heqin të gjithë trukun. Pra, me pak fjalë, lëkura kërkon të jetë e lirë, të paktën kur bëni palestër.

Probleme me poret…

Kur rritet frekuenca kardiake dhe presioni i gjakut dhe ju filloni të djersitni, poret e lëkurës zgjerohen dhe i gjithë truku që kishit vendosur futet në brendësi të saj. Poret sigurisht më pas hapen për të lëshuar lëngjet, por ky proces bëhet më shumë problematik nëse vazhdoni të trukoheni në kohën kur shkoni të bëni palestër. Ndaj mos e bëni më këtë gjë nëse dëshironi të mos e dëmtoni më tej lëkurën tuaj të fytyrës.

Toksinat

Në palestër shkohet edhe për të nxjerrë toksinat jashtë trupit dhe djersa është mënyra më e mirë për t’u pastruar. Por kur ju vendosni make up, krijohet një problem me toksinat, të cilat nuk arrijnë të dalin jashtë trupit tonë. Ndaj thojini stop trukimit dhe largoni jashtë organizmit tuaj të gjitha papastërtitë. Ndoshta nuk do të jeni perfekte, por e sigurt është se do të jeni më të shëndetshme.

Për kokëfortat, maskë waterproof, por jo krem pudër dhe pluhur

Për ato të cilat janë kokëforta dhe nuk heqin dorë lehtë nga truku, ja disa këshilla të vogla. Për sytë përdorni vetëm maskën waterproof. Mos i lyeni ato as me laps dhe as me rimel, përkundrazi kur të dilni nga palestra do të dukeni sikur ju kanë gjuajtur me grusht, sepse ato do të përhapen nga djersa. Për buzët përdorni një të kuq të mirë me efekt të gjatë apo të qëndrueshëm dhe që t’ju japë një shkëlqim natyral dhe transparent. Për fytyrën duhet të shmanget absolutisht pluhuri dhe kremi pudër. Por nëse keni probleme me fytyrën tuaj (shenja, njolla) zgjedhja më e mirë është një korrektor me efekt të gjatë. Aplikoni më mirë waterproof mbi zonat të cilat dëshironi t’i mbuloni.

Këshilla të përgjithshme për ata/ato që bëjnë palestër

- Zgjidhni aktivitetin fizik që ju përshtatet më mirë me moshën, qëllimin, por dhe preferencat tuaja.

- Mos bëni aktivitet fizik esëll.

- Merrni 5-6 vakte në ditë dhe mos neglizhoni mëngjesin.

- Konsumoni një vakt të vogël me karbohidrate dhe proteina një orë para dhe 10 minuta mbrapa ushtrimit.

- Mos neglizhoni drithërat me integrale si gruri, thekra, orizi dhe produktet e tyre, si buka e zezë, makaronat etj.

- Konsumoni 0,5 litra ujë 1 orë përpara se të shkoni të bëni palestër dhe 200 ml ujë çdo 20 minuta gjatë aktivitetit.

- Mos harroni, cilido qoftë qëllimi juaj për të cilin filloni aktivitetin fizik, edhe nëse nuk e përmbushni atë, mundi juaj nuk shkon dëm. Aktiviteti fizik rrit gjallërinë në jetën tuaj!

Kate Moss, më e nxehtë se kurrë!

Kate Moss, më e nxehtë se kurrë!
Janë mbushur plot 17 vjet, që kur ajo zbukuroi për herë të fundit një kopertinë reviste për meshkuj. Por, Kate Moss ka treguar se, edhe pse në moshën 39-vjeçare, ajo ende nuk ka humbur ndonjë nga asetet e saj seksi, teksa pozon për “Esquire”. 

Nënë e një fëmije, ajo shfaqet duke treguar figurën e saj të pabesueshme në një veshje bust të tejdukshme, me vetëm disa sasi të vogla bizhuterish, që mbrojnë modestinë e saj, e me një shikim joshës drejt aparatit fotografik.



Me flokët e saj bjonde të lëshuara dhe me një qëndrim sfidues, Kate duket më mirë se kurrë më parë, teksa pozon me një xhaketë ngjyrë kremi e me shumë stil, të hedhur mbi trup.

Një tjetër shkrepje, e bërë nga fotografi i njohur Craig McDean dhe me stilimin e Katy England, tregon Kate-n, nënë e Croydon, duke veshur me një “t-shirt” të bardhë me një palë recipeta seksi prej diamanti, mbi bluze.



Ajo kompleton “look”-un e saj me një palë të mbathurash prej diamanti, teksa gjendet e ulur në fronin e një kompleti pajisjesh tërësisht të bardha prej bateristi. 

Fitnes, 7 mënyra për të shpejtuar metabolizmin

Fitnes, 7 mënyra për të shpejtuar metabolizmin
Shumë prej nesh kanë një metabolizëm të avashtë. Kjo e bën tepër të vështirë për të humbur në peshë, si dhe tepër të lehtë për të shtuar në peshë. 

Një metabolizëm i avashtë mund të bëjë që ju të lodheni shumë shpejt, kështu që ju nuk do të mund të shijoni gjithçka që jeta iu ofron.

Gjithsesi, ka një lajm të mirë. Me shumë lehtësi, ju mund t’i jepni një nxitje naturale metabolizmit, por vetëm nëse dini se si...

Poshtë do të gjeni 7 mënyra për të rritur metabolizmin tuaj:

1. Ushtrime intensive herët në mëngjes

Një shpërthim i shkurtër i ushtrimeve intensive, sapo zgjoheni në mëngjes, mund të bëjë mrekullira për metabolizmin tuaj. Doktor Oz ka mbështetur këtë metodë shpejtimi të metabolizmit. Pjesa më e mirë është se, ju keni nevojë vetëm për rreth 5 minuta ushtrime intensive, për të shijuar përfitimet gjatë gjithë ditës. Ushtrimet që mund të bëni janë shumë të thjeshta. Si shembuj mund të përmenden vrapimi në vend, të ngrihesh duke kërcyer, ose hedhje në litar. Sigurisht, nëse do të kishit një pajisje me shkallë, apo një makinë vrapimi, do të ishte edhe më mirë. Thjesht bëni që zemra t’iu rrahë për 5 minuta dhe qetësohuni më pas për 2 minuta.

2. Hani më shumë ushqime pikante

Ushqimet pikante si mishi me erëza, piperi i kuq apo i zi, majdanozi dhe shafrani indian ndihmojnë të gjitha trupin tuaj për të përshpejtuar metabolizmin. Ka shumë ushqime pikante “të nxehta”, që ju nuk i mendoni si të nxehta por ato reagojnë në trup si të tilla. Për shembull kanella, xhenxhefili, arrëmyshku indonezian etj. Përpiquni t’i shtoni këto erëza në supat tuaja, gjërat e skuqura, tavat me gjellëra dhe në pjata të tjera. Një lloj përzierje mishi e perimesh të gatuara sipas stilit indian me një salcë pikante mund të përdoret shumë mirë nëpër sallatra si ajo kuinoa, e përdorur në zonën e Andeve. Disa njerëz pëlqejnë shijen e kanellës në kafetë që pijnë. Thjesht futeni atë në bazë (përziejeni në ushqim), përpara se ta ofroni për ngrënie.

3. Pini sa më shumë ujë


Uji është diçka magjike në këtë aspekt. Pirja e sasive të mëdha të ujit çon në një rritje të jashtëzakonshme të metabolizmit, sepse procesi metabolik kërkon ujë për t’u kryer. Do të ishte akoma më mirë, nëse ju arrini të pini ujë bazik (alkalin).

4. Ruajini tiroidet të shëndetshme

Për të punuar me eficencë, tiroidet kërkojnë selenium, zink, bakër dhe iod. Gjithsesi, dieta amerikane është shumë e varfër në lidhje me këto minerale tepër të rëndësishme. Për të siguruar më shumë prej tyre, hani sa më shumë ushqime deti dhe arra.

5. Mos e neglizhoni kurrë mëngjesin

Për fat të keq, në këtë botë të shpejtë ku ne jetojmë, shumë prej nesh kanë një tendencë për të lënë mëngjesin pa ngrënë, ose marrin ndonjë ushqim tepër të varfër në vlera, gjatë rrugës apo në dorë. Kjo është një nga gjërat më të këqija, që mund të bëni për metabolizmin tuaj. Gjithmonë hani një mëngjes të shëndetshëm. Këtu mund të përfshihen proteina të shëndetshme, si vezët e pulave të rritura në kullota, si dhe frutat e pasura me antioksidantë, si boronica apo lulështrydhet.

6. Mos hani shumë në darkë

Sërish për fat të keq, shumë prej nesh hamë më shumë në darkë, se sa në mëngjes. Gjithashtu tentojmë të hamë darkë në momentet e fundit përpara se të shkojmë të flemë. Kjo është e kundërta e asaj që duhet të bëjmë për të shpejtuar metabolizmin. Përpiquni të hani më herët dhe në sasi më të paktë gjatë darkës, si dhe mundohuni të mos hani në më pak se 3 orë para gjumit.

7. Krijoni më shumë masë muskulore


Trajnimi për peshën nuk është vetëm për sportin e “bodybuilding”. Të krijosh masë muskulore duhet të jetë pjesë e të gjitha programeve të fitnesit. Edhe nëse nuk mund të shkoni në ndonjë palestër, apo të blini një pajisje të sofistikuar, sërish mund të krijoni masë muskulore. Dy kanaçe ushqimi apo shishe uji, të mbushura, mund të shërbejnë si pesha për krahët tuaj dhe ju mund t’i përdorni ato si grupe të mëdha gome, apo vet peshën tuaj trupore, për të siguruar rezistencë ndaj këmbëve tuaja, për të krijuar masë muskulore.

Monday, July 29, 2013

Telefoni që i reziston ujit

Telefoni që i reziston ujit
Ashtu sic kishte premtuar, Samsung hodhi në treg modelin e ri të Galaxy S4, të cilin e pagëzoi si “telefoni i aventurave”. 

“Galaxy S4 Active” thuhet në njoftimin e kompanisë, është rezistenc ndaj ujit, pluhurave madje edhe ndaj goditjeve të forta. Modeli është projektuar për shumë prindër që dëshirojnë t’ua lënë në dorë fëmijëve të tyre telefonin duke mos patur merak që aparati do të prishet.

Telefoni mund të qendrojë deri në 30 minuta nën ujë pa e gjetur gjë, ndërsa mund të shkrepen edhe foto apo video me kamerën e tij, gjithashtu rezistence ndaj ujit.

Sa për sistemin, S4 Active ka të njëjtat parametra si S4, por me ndryshimin e vetëm se ofrohet vetëm në versionin 16 gb për memorien e brendshme të tij.

Samsung njoftoi daljen e këtij modeli të S4 që në muajin maj, pak ditë pasi kishte hedhur në treg S4 standard, ndërsa që nga fillimi i korrikut, “Active” ka mbërritur në Europë dhe cmimi i tij është 555 euro.

 

I shpëton mrekullisht rrëshqitjes së tokës


I shpëton mrekullisht rrëshqitjes së tokës
Rajone të tëra në veri-perëndim të Kinës janë goditur prej javësh nga reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. 

Reshjet kanë shkaktuar probleme në qarkullim, ndërsa fatkeqësisht nuk kanë munguar edhe viktimat në radhët e qytetarëve si pasojë e rrëshqitjes së tokës.

Por fatmirësisht, në një rast të tillë, drejtuesi i një automjeti shpëtoi mrekullisht nga rrëshqitja e një masivi dheu që mbuloi thuajse krejtësisht automjetin e tij.

E gjithë skena është filmuar nga një kamerë sigurie dhe në të shihet qartë paniku që ka përfshirë drejtuesin pasi del nga automjeti i tij.
 

Mikesha “transparente” e Robert Pattinson

Mikesha “transparente” e Robert Pattinson
Robert Pattinson u pa i turpshëm përpara aparatëve fotografikë teksa u fotografua në shoqërinë “e transparentes” Aussie Sia Furler. 

Pat dhe Sia njihen prej pak kohësh bashkë dhe që të dy ata kanë pranuar se janë vetëm miq të mirë. Aktori britanik i dha fund para pak kohësh romancës së tij me Kristen Stewart, pasi zbuloi në telefonin e saj se ajo nuk kishte shkëputur lidhjet me regjisorin Ruper Sanders, me të cilin e tradhëtoi një vit më parë.

Ndërkohë, nga ana e saj, Sia, një producente muzikore me emër që ka realizuar apo bashkërealizuar disa prej hiteve muzikore të viteve të fundit thotë se Robert ka talent muzikor, ndërsa sa për filmat e tij, shton se nuk i ka parë.





37-vjeçarja ka një karrierë të gjatë në muzikë, që daton që prej viteve ’90. Së fundmi dora e saj është vënë tek “Titanium” dhe “She Wolf” të David Guetta-s, për të os harruar edhe bashkëpunimet me Flo Rida, Rihanna dhe Rita Ora. 

70 vite “Dance like Jagger”

70 vite “Dance like Jagger”
50 vjet Rolling Stones, 70 vite mbi supe, por me një energji të pashtershme në skenë, aq sa vështirë ta besosh se është një 70-vjeçar. 

Sir Michael Philip Jagger ka gjetur elisirin e rinisë. Të premten, Jagger festoi 70-vjetorin e lindjes së tij. 50 vite të kaluara me Rolling Stones, ku përvec muzikës u shndërrua në një ikonë edhe për stilin e tij të vecantë të kërcimit dhe unik të veshjes, gjithmonë pantallona të ngushta, pak të ngritura mbi kavilje.

Por përvec skenës, Jagger ka qenë për vite me radhë protagonist edhe jashtë saj, me lidhjet e ndarjet e shumta, që edhe sot, megjithëse është gjysh dhe baba i dy fëmijëve 40-vjeçarë, nuk i ka harruar.